
Java e Paqes 2022 ishte seria e aktiviteteve organizuar nga UN Association Albania me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, si dhe me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Nga 26 Prilli e deri më 1 Maj 2022, u zhvilluan nisma të ndryshme nga UN Association Albania dhe partnerë të Javës së Paqes, të gjitha nën tematikën e “Paqes”.
Këto evente trajtuan konceptin dhe praktikën e paqes në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.
Përgjatë tyre u zhvillua edhe Forumi Rinor i Paqes ku së bashku, 35 të rinj nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, diskutuan idetë e tyre në krijimin e një paqejeje të gjatë, të cilat u bashkuan në një “Thirrje për paqe”.
Rekomandimet e tyre u përmblodhën në një material të plotë, të cilin mund të aksesoni duke klikuar më poshtë.