Dita Botërore e Aftësive Rinore: E ardhmja e shoqërisë matet me aftësitë e të rinjveDita Botërore e Aftësive Rinore: E ardhmja e shoqërisë matet me aftësitë e të rinjveDita Botërore e Aftësive Rinore: E ardhmja e shoqërisë matet me aftësitë e të rinjveDita Botërore e Aftësive Rinore: E ardhmja e shoqërisë matet me aftësitë e të rinjve
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Në frontin e së ardhmes, gjithnjë e më shumë profesionet po ndryshojnë, dhe nevojat e tregut janë shtysa kryesore e këtyre metamorfozave. Në qendër të gjithë këtyre zhvillimeve historike, të rinjtë paraqiten aktorët dhe faktorët kryesorë.

Nevoja për edukim cilësor dhe punësim të denjë ka krijuar një emergjencë në shumë gjenerata të rinjsh, duke shtuar kërkesën e llogarisë ndaj institucioneve qëndrore, por edhe radhët e organizatave të shoqërisë civile në veprimtaritë e tyre aktiviste.

Kongresi Rinor Kombëtar, që në ditët e para të ekzistencës së saj si entitet advokues për të rinjtë, ka lobuar për edukim profesional, për më shumë internship-e të paguara dhe një qasje më të përditësuar të institucioneve arsimore ndaj kërkimit shkencor dhe bashkëpunimeve ndër–rajonale.

Sot, në Ditën Botërore të Aftësive Rinore, nevoja për të rinj të aftë dhe të gatshëm për një treg pune botëror po artikulohet si zgjidhja më efektive për shumë probleme sociale të së ardhmes. Ndoshta edhe për shkak të zhvillimeve të fundit të papritura si pandemia dhe konfliktet rajonale, për shumë profesione, tregu i punës është përshtatur dhe ka bërë më të aksesueshme trajnimet e përqendruara, respektimin e balancës mes jetës dhe punës dhe një përmirësim të ndjeshëm të drejtave të profesionistëve të rinj.

Pa diskutim, të rinjtë e aftë do të jenë mburoja e shoqërisë sonë ndaj sfidave që e ardhmja rezervon. Veçanërisht vende të vogla si Shqipëria i godasin sfidat më fort duke reduktuar popullatën rinore apo duke reduktuar kompetencën profesionale të të rinjve.

Ne mundemi dhe duhet t’ua lehtësojmë këtë rrugëtim të rinjve.

Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program dhe mundësi fantastike që zgjat 365 ditë, gjatë të cilave po i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta. Ato mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që kanë në qendër rininë, në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian.

Misioni i Tirana EYC 2022 është të stimulojë të rinjtë që të bëhen më proaktivë për çështjet që i shqetësojnë ata, më të prirur për të shfrytëzuar mundësitë ekzistuese ndërkohë që gjenerojnë ndryshim dhe realizojnë fuqinë e tyre transforumese si agjentë të ndryshimit pozitiv dhe afatgjatë.

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page