Tirana mbyll vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”; Dafina Peci dhe Aspasjana Kongo: “Vit dedikuar tërësisht të rinjve shqiptarë!”Tirana mbyll vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”; Dafina Peci dhe Aspasjana Kongo: “Vit dedikuar tërësisht të rinjve shqiptarë!”Tirana mbyll vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”; Dafina Peci dhe Aspasjana Kongo: “Vit dedikuar tërësisht të rinjve shqiptarë!”Tirana mbyll vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”; Dafina Peci dhe Aspasjana Kongo: “Vit dedikuar tërësisht të rinjve shqiptarë!”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Më datë 8 Dhjetor 2022, në një ceremoni madhështore nga Pallati i Kongreseve, Tirana mbylli vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në ceremoninë me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, gjithashtu Tom Matthew, Anëtar Bordi i Forumit Rinor Evropian, Përparim Rama Kryetar i Bashkisë Prishtinë, Omer Bajraktari, Kryetar i Bashkisë së Ulqinit, si dhe Kostantinos Koukas, Kryetar i Bashkisë Mykonos, Greqi.

Dafina Peci, Drejtoreshë e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Aspasjana Kongo, Koordinatore e programit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, thanë se ky ishte një vit i është dedikuar vetëm atyre, të rinjve në gjithë Shqipërinë.

“Këtë vit u realizuan mbi 1 mijë aktivitete jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, pa marrë parasysh se Tirana ishte qyteti që mban stafetën e titullit “Kryeqyteti Europian i të Rinjve”. Kemi siguruar mbështetje financiare për mbi 360 projekte të realizuara në fusha të ndryshme duke nisur që nga nxitja e punësimit, ekonomia dhe inovacioni, diversiteti, pjesëmarrja në vendimmarrje, ngritja e kapaciteteve, të rinjtë janë eurpianë, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura. Ajo që kemi vënë re është interesi i madh i të rinjve shqiptarë për të zhvilluar kapacitetet e tyre, për t’u rrjetëzuar dhe për të qenë në kontakt me njëri-tjetrin, së dyti për të qenë pjesë e politikbërjes dhe vendimmarrjes, pra për të qenë më aktiv, më të përfshirë”,  theksoi në fjalën e saj Dafina Peci.

“Kemi tejkaluar mbi 1 mijë aktivitete. Bazuar në 8 programet kryesore ku kanë qenë 360 përfitues. Kemi pasur edhe 90 iniciativa flamur, ku secila prej tyre ka pasur 3-4 aktivitete. Aktivitetet kanë qenë nga më të ndryshmet por të gjithë aktivitetet që kanë vijuar gjatë gjithë vitit, në kulturë, në sport, në zhvillimin e kapaciteteve, në vlerat evropiane, ka pasur gurin e vet për të krijuar puzzle-n përfundimtar të një viti të suksesshëm dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh Aspasjana Kongo, koordinatorja e programit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” pranë KRK.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm dhe se ato që sot janë realizuar me shumë mund e përpjekje janë rezultat i asaj që kemi ëndërruar vite më parë dhe që e kanë kthyer Tiranën dhe gjithë Shqipërinë në qendrën e zhvillimeve europiane.

“Ëndrrat kanë shumë rëndësi. Ne ëndërronim të ishim anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe Shqipëria sot është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ne ëndërronim që një ditë Shqipëria të ishte vendi më i avancuar, një nga vendet që ka bërë më shumë progres, duke menduar prej nga e nisëm dhe ja ku jemi, përpara 2 ditësh, Shqipëria dhe Tirana ishin epiqendra e Europës, shtëpia e madhe e Samitit BE-Ballkani Perëndimor,” u shpreh Veliaj.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë çmime për 16 të rinj, histori suksesi që në kuadër të vitit të rinisë, realizuan ëndërrat e tyre më të mëdha. Gjithashtu, në shenjë mirënjohjeje u dhanë çmime edhe për persona që kanë mbështetur Tiranën si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe të rinjtë shqiptarë përgjatë gjithë vitit 2022: Znj. Katia Stathaki – CEO Vodafone Albania; Znj. Linda Dervishaj – Drejtoresha e Çështjeve të Koorporatës dhe PR e Coca-Cola Bottling Shqipëri; Znj. Fiona McCluney – Koordinatore e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri; Z. Fabrizio Bucci – Ambasador i Italisë në Shqipëri; Znj. Stine Klapper – Drejtoresha e Friedrich Ebert Stiftung, Tiranë – Drejtor i Konrad Adenauer Stiftung, Tiranë; Z. Klaus Fiessinger – Drejtor i Hanns Seidel Stiftung, Tiranë; Znj. Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithëshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal; Z. Christian Steiner – Ambasadori i Austrisë në Shqipëri.

Në fund të ceremonisë Tirana i dorëzoi në mënyrë simbolike Çelësin e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë” për vitin 2023 Lublinit të Polonisë.

Por pavarësisht punës dhe ceremonisë që lamë pas, ky rrugëtim nuk përfundon këtu.





Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page