
Kongresi Rinor Kombëtar ka mirëpritur gjatë këtyre ditëve rrjetin EURODESK nga Italia, të cilët kanë organizuar një vizitë studimore pranë titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Prej datës 28 Qershor deri më 1 Korrik, 6 përfaqësuesit e rrjetit më të madh të informimit rinor në Itali janë duke u njohur më në brendësi me të gjithë punën e bërë nga KRK dhe Bashkia Tiranë në kuadër të titullit TEYC2022. Përfaqësuesit e EURODESK që morën pjesë në këtë vizitë janë:
– Pietro Marangi – Eurodesk Point në Bashkinë Crispiano (Civic Library Carlo Natale)
– Andrea Satta – Eurodesk Point në Bashkinë Pordenone (European Policies Unit and Youth Centre)
– Alberto Savio – Eurodesk Point në Bashkinë Livorno (Europe Unit)
– Luca Sanna – Eurodesk Point në Bashkinë Sestu (Youth Centre)
– Nicola Merche – Eurodesk Point në Bashkinë Carbonia
– Valentina Piras –Kordinatorja Kombëtare e Eurodesk
Si pjesë e kësaj vizite ata janë takuar nga afër me stafin tonë për të mësuar më shumë mbi punën e përditshme të tyre dhe të gjithë procesin e përgatitjes së programit dhe aktiviteteve të titullit. Po ashtu ata kanë pasur mundësi të takojnë përfaqësues dhe drejtues të organizatave lokale të cilët i kanë njohur ata me projektet e mbështetura nga KRK në kuadër të TEYC2022 dhe kanë shkëmbyer eksperienca mbi zhvillimin e politikave rinore mes Shqipërisë dhe Italisë.