Thirrje për shprehje interesi për “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” në kuadër të programit TEYC2022Thirrje për shprehje interesi për “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” në kuadër të programit TEYC2022Thirrje për shprehje interesi për “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” në kuadër të programit TEYC2022Thirrje për shprehje interesi për “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” në kuadër të programit TEYC2022
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Thirrje për shprehje interesi për “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” në kuadër të programit TEYC2022

Pozicioni: “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve” të programit “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin  2022)

Vendi i punës: Shqipëri

Shtrirja kohore e shërbimit: Sipas kërkesës të Përfituesve të Granteve 

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 20.06.2022, Ora 12:00

Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 19 Qershor 2022, ora 12:00

Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Papa Kristo Negovani”, Pallati “KLAR”, kati I, hyrja, Tiranë, Shqipëri.

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë ku numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili do të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian.  Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë. 

Qëllimi I kësaj thirrje për shprehje interesi është krijimi, nga ana e KRK, të një liste subjektesh sipas kushteve dhe kritereve të vendosura nga KRK, nga e cila përfituesit e granteve do të mund të zgjedhin, sipas preferencës së tyre, subjektin që do kryejë verifikimin e shpenzimeve dhe do të lëshojë “Raportin e Verifikimit të Shpenzimeve”.

Metodologjia dhe Qasja Teknike: Secili nga subjektet, pjesë e listës përfundimtare, pas përzgjerdhjes nga Përfituesi i Grantit dhe lidhjes së kontratës, do të bashkëpunojë ngushtë me këtë të fundit në mënyrë që të bëhet një verifikim sa më rigoroz i shpenzimeve me qëllim nxjerrjen e një Raporti të Verifikimit të Shpenzimeve të saktë.

AKTIVITETET DHE DETYRAT

Subjekti që shpreh interes, pranon dhe përzgjidhet të jetë pjesë e listës e cila do të publikohet në faqen WEB të KRK do të ketë mundësinë që të zgjidhet nga Përfituesit e Granteve për të bërë verifikimin e shpenzimeve të aktiviteteve të Grantmarrësit për të nxjerrë Raportin e Verifikimit të Shpenzimeve. Pasi të përzgjidhet, subjekti do të lidhe kontratë me Grantmarrësin. Kontrata do të ketë një cmim prej 60.000 lekë nëse Grantmarrësi është shpallur fitues për shumë deri në dy milion lekë dhe një cmim prej 80.000 lekë nëse Grantmarrësi është shpallur fitues për një shumë mbi dy milion e një lekë. Cmimet  konsiderohen përfshirë TVSH në rastin e subjekteve objekt të tatimit mbi vlerën e shtuar.

  • Subjekti ka për detyrë që të jetë objektiv dhe i pa anshëm në punen e tij.
  • Subjekti ka për detyrë të nxjerrë Raportin e Verifikimit të Shpenzimeve sipas formatit të kerkuar nga KRK.
  • Subjekti do nxjerrë 2 Raporte Verifikimi të Shpenzimeve, sipas fazave te raportimit të Përfituesit.
  • Subjekti ka për detyrë të jetë jetë në komunikim të vazhdueshëm me Përfituesin apo Përfituesit e Granteve  me të cilin/cilët ka lidhur kontratë.
  • Subjekti ka të drejtë të jetë në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e KRK, gjithmonë në kuadër të hartimin e Raportit të Verifikimit të Shpenzimeve.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  1. Të jetë “Kontabilist i Miratuar” ose “Auditues Ligjor”;
  2. Të jetë me statusin “profesionist aktiv” prej të paktën 3 vitesh;
  3. Të ketë 2 ose më shumë të punësuar në muajin e fundit;
  4. Të figurojë në regjistrat publikë të “Kontabilistëve të Miratuar” apo të “Audituesve Ligjorë”, sipas përcaktimeve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, si profesionist i regjistruar aktiv.
  5. Eksperienca me donatorë grantesh, vendas apo të huaj përbën avantash.
  6. Eksperienca me grantmarrës nga donatorë vendas apo të huaj përbën avantazh.

Dokumentacioni:

  1. Letër shprehje interesi;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Diplomë ë lëshuara brenda vendit apo jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar);
  4. Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
  5. Dokument identifikimi;
  6. Çertifikatë Regjistrimi;
  7. Ekstrakt Historik;
  8. Listpagesë e muajit Maj 2022;
  9. Dëshmi Profesionale;
  10. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve Tatimore;
  11. Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve Bashkiake.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT

Dokumentacioni duhet të paraqitet pranë zyrave të KRK në një zarf të mbyllur, të firmosur nga subjekti, me mbishkrimin “Verifikues Shpenzimesh për Përfituesit e Granteve”. 

Metoda e Vlerësimit:

Vlerësimi do të konsistojë në “Vlerësimin me bazë dokumentash” dhe “Vlerësimi i Intervistës të strukturuar me Gojë”

Vlerësimi me bazë dokumentazh do të ketë një maksimum prej 70 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 55 pikësh).

– Jetëshkrimi (CV) (deri në 25 pikë);

– Eksperienca e mëparshme (deri në 25 pikë);

– Shprehje interesi (deri në 20 pikë).

(Propozimet të cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 55 pikë në vlerësimin me bazë dokumentash nuk do të konsiderohen për vlerësim të mëtejshëm)

Vlerësimi i strukturuar me gojë deri në 30 pikë.

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page