
Pozicioni: Ekspert i jashtëm për vlerësim të projekt ideve për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Numri i Ekspertëvë që kërkohen : 3 Ekspertë
Shtrirja kohore e shërbimit: Shkurt- Prill 2022
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 28.02.2022, Ora 15:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 27 Shkurt 2022, ora 14:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri.
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet.
Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili parashikohet të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian. Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Një nga aktivitetit e këtij makro programi është thirrja për projekt ide të cilat do të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e 8 programeve të parashikuar në makro programin TEYC2022.
Thirrja për aplikime për Projekt Ide në kuadër të TEYC2022 është lancuar më 09.12.2021 dhe ka përfunduar në 28.01.2022 Faza e kontrollit administrativ është kryer nga stafi i TEYC2022, ndërkohë që për shkak të numrit të lartë të aplikimeve dhe më qëllim për të siguruar një vlerësim cilësor dhe të paanëshëm, KRK kërkon të kontraktoj ekspert të jashtmë për vlerësimin e projekt ideve në përmbushje të detyrave të mëposhtme:
- Vlerësimin teknik dhe financiar të projekt – ideve bazuar në kriteret e thirrjes;
- Plotësimin e formularëve të vlerësimit, të cilat do të vihen në dispozicion nga KRK;
- Pjesëmarrje në takimë më stafin e KRK-së dhe/ose vlerësuesit e tjerë për ballafaqimin e vlerësimit për çdo projekt ide;
- Vlerësimin e eligibilitetit/perputhshmërisë sipas kritereve të thirrjes;
Shënim: Çdo projekt ide do të vlerësohet nga dy vlerësues, të cilët do të punojnë në mënyrë të pavarur
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë e arsimit universitar preferencialisht në Shkencat Sociale si: Shkenca politike, ekonomi, drejtësi ose fusha të tjera të ngjashme;
- Mbi 3 vite eksperiencë profesionale në hartim ose zbatim ose vlerësim projektesh të donatorëve të ndryshëm;
- Eksperiencë në të paktën një nga 8 programet e TEYC2022;
- Eksperiencë pune më skema Grant dhënie përbën avantazh;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi;
- Aftësi të shkëlqyera analitike;
Dokumentacioni:
- Ofertën financiare sipas Aneksit nr. 1
- Jetëshkrim (CV);
- Shprehje interesi;
- Kontratë/letër reference/librezë pune për të vertetuar eksperiencën e mëparshme;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje);
- Dëshmi penaliteti ose dokument vetedeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Për informacionin e detajuar mbi aplikimin si dhe Aneksin nr.1, pjesë e rëndësishme e aplikimit, klikoni më poshtë: