Thirrje për ekspert të jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në  kuadër të programit TEYC2022Thirrje për ekspert të jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në  kuadër të programit TEYC2022Thirrje për ekspert të jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në  kuadër të programit TEYC2022Thirrje për ekspert të jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në  kuadër të programit TEYC2022
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Thirrje për ekspert të jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në kuadër të programit TEYC2022

Pozicioni: Ekspert i Jashtëm për Marrëdhëniet Ndërkombëtare për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Shtrirja kohore e shërbimit: Korrik-Tetor 2022
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit:    23.06.2022, Ora 15:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data:   22 Qershor 2022, ora 14:00

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë ku numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili do të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian.  Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë. 

Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport për organizimin efektiv të një cikli aktivitetesh dialoguese mes përfaqësuesve ndërkombëtarë në Shqipëri dhe të rinjve, në kuadër të programit TEYC 2022 – KRK.

Metodologjia dhe Qasja Teknike: Eksperti do të punojë nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Departamentin të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të TEYC 2022 – KRK.  Një plan i detajuar i punës me kornizë kohore do të zhvillohet dhe do të miratohet me Menaxherin e Departamentit. Çdo detyrë do të kalojë përmes një procesi të përbërë nga faza konsultimesh sipas nevojës deri në miratimin përfundimtar.

AKTIVITETET DHE DETYRAT

Aktivitetet e mëposhtme kërkohen sipas nevojave të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare për TEYC 2022 pranë KRK, gjatë gjithë periudhës të kontraktimit të Ekspertit. Aktivitetet përfshijnë sa më poshtë:

  • Mbështetje me hartimin e qasjes dhe metodologjisë për ciklin e aktiviteteve dialoguese me partnerët dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shqipëri (ambasadat, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfaqësi të huaja etj.).
  • Pregatit një plan pune dhe identifikon aktorët për t’u përfshirë në këtë set aktivitetesh duke u konsultuar me Menaxherin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të TEYC2022;  
  • Vendos dhe mban komunikimin direkt me përfaqësuesit e ftuar në secilin aktivitet;
  • Harton dhe implementon një set takimesh (1-2 takime në javë) me figura të larta përfaqësie dhe të rinj të përzgjedhur nga TEYC2022-KRK dhe shoqëria civile në Shqipëri, në komunikim të vazhdueshëm me Departamentin përkatës në TEYC2022.
  • Pregatit informacionin dhe përmbajtjen e çdo aktiviteti, dhe raporton tek Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në përfundim të aktivitetit; 
  • Pregatit informacion të përmbledhur mujor mbi takimet i cili do të publikohet në formën e një Newsletter të dedikuar për tu shpërndarë me email.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  1. Diplomë Universitare në shkenca politike, shkenca komunikimi ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Mbi 3 vite eksperiencë profesionale në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, advokacise, marrëdhënieve me publikun dhe me organizata të shoqërise civile, e vertetuar me çertifikim nga punëdhënes të mëparshëm ose librezë pune;
  3. Aftësi të shkëlqyera të të folurit në publik dhe drejtim/lehtësim të eventeve me karakter diskutues dhe rinor; 
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  5. Njohuri të gjuhës angleze në nivel profesional.

Dokumentacioni:

  1. Oferta ekonomike sipas Aneksit nr. 1;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Shprehje interesi;
  4. Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar);
  5. Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
  6. Dokument identifikimi;
  7. Kontratë/letër reference/librezë pune për të vertetuar eksperiencën e mëparshme;
  8. Çertifikimet për vertetimin e njohjes së gjuhës Angleze dhe eksperiencës në fushën e komunikimit.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga eksperti aplikues, me mbishkrimin “Kontraktimi i një eksperti të jashtëm për nevojat e Kongresit Rinor Kombëtar në kuadër të TEYC 2022”, brënda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të veçantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2).

Metoda e Vlerësimit:

Vlerësimi Teknik (maksimum prej 80 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 55 pikësh).

  • Jetëshkrimi (CV) (deri në 30 pikë);
  • Eksperienca e mëparshme (deri në 30 pikë);
  • Shprehje interesi (deri në 20 pikë).

            (Propozimet të cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 55 pikë për kriteret teknike të vlerësimit nuk do të konsiderohen për vlerësim të mëtejshëm)

  • Çmimi i ofruar (deri në 20 pikë).

           (Çmimi i ofruar do të jetë për ditë pune, të cilat në total do të miratohen sipas kërkesave të KRK-TEYC 2022).

Shkarko Aneksi 1

 

 

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page