
Pozicioni: Ekspert të jashtëm për Komunikimin Strategjik për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Shtrirja kohore e shërbimit: Prill – Dhjetor 2022
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 10.04.2022, Ora 15:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 9 Prill 2022, ora 14:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar – TEYC2022 me adresë: Bulevardi Zogu i Pare, rr. Papa Kristo Negovani, pall. Li-Em, shkalla 1, kati 2.
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet.
Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili do të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian. Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport për komunikim strategjik për TEYC 2022 – KRK sipas nevojave përgjatë vitit 2022.
Metodologjia dhe Qasja Teknike: Eksperti do të punojë ngushtë me Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun dhe i Marketingut TEYC 2022 – KRK. Një plan i detajuar i punës me kornizë kohore do të zhvillohet dhe do të miratohet me Menaxherin e Departamentit. Çdo detyrë do të kalojë përmes një procesi të përbërë nga raunde konsultimesh sipas nevojës deri në miratimin përfundimtar.
AKTIVITETET DHE DETYRAT
Aktivitetet e mëposhtme kërkohen sipas nevojave të Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe i Marketingut për TEYC 2022 pranë KRK gjatë gjithë periudhës të kontraktimit të Ekspertit. Aktivitetet përfshijnë sa më poshtë:
- Të konceptojë dhe ndërtojë një narrativë për TEYC 2022 dhe për KRK në lidhje me TEYC 2022;
- Të ndihmojë në krijimin e mesazheve kryesore për komunikimin strategjik të TEYC 2022 dhe KRK, veçanërisht për brendimin strategjik;
- Të këshillojë në komunikimin strategjik me aktorët e interesuar;
- Të trajnojë stafin e komunikimit në lidhje me storytelling, veçanërisht në fushën e brendimit;
- Të ndihmojë për arritjen e partneriteve strategjike me media dhe influencues për promovimin e KRK dhe TEYC 2022;
- Të ofrojë, në rast nevoje, këshillim për komunikim krize;
- Të rishikojë, në raste të veçanta, materiale të komunikimit startegjik;
- Të këshillojë për përmirësimin e komunikimit të TEYC 2022 dhe KRK, në përgjithësi.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Universitare në shkenca sociale, shkenca komunikimi, shkenca ekonomike ose fusha të tjera të ngjashme;
- Të paktën 7 vjet përvojë në fushën e komunikimit, vëçanërisht në brandimin politik e social;
- Përvojë në fushata për ndikimin e opinionit publik;
- Aftësi shumë të mira në fushatat e komunikimit në rrjetet sociale;
- Njohuri të mirë të mediave tradicionale dhe dixhitale;
- Aftësi shumë të mira në të shkruarin krijues;
- Aftësi shumë të mira në komunikim;
- Njohje të mirë të gjuhës angleze.
Dokumentacioni:
- Oferta ekonomike sipas Aneksit nr. 1;
- Jetëshkrim (CV);
- Shprehje interesi;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
- Dokument identifikimi;
- Kontratë/letër reference/librezë pune për të vertetuar eksperiencën e mëparshme;
- Çertifikimet për vertetimin e njohjes së gjuhës Angleze dhe aftësive në fushën e komunikimit.
Për informacionin e detajuar mbi aplikimin si dhe Aneksin nr.1, pjesë e rëndësishme e aplikimit, klikoni më poshtë: