
Thirrje për ekspert të jashtëm për Komunikim dhe PR në kuadër të programit TEYC2022
Pozicioni: Ekspert i Jashtëm për Komunikimin dhe PR për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Shtrirja kohore e shërbimit: Prill – Dhjetor 2022
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 29.03.2022, Ora 15:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 28 Mars 2022, ora 14:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet.
Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili do të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian. Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Qëllimi i ekspertizës është të ofrojë asistencë dhe suport për organizimin efektiv të PR dhe aktiviteteve të Komunikimit të jashtëm për TEYC 2022 – KRK sipas nevojave përgjatë vitit 2022.
AKTIVITETET DHE DETYRAT
Aktivitetet e mëposhtme kërkohen sipas nevojave të Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe i Marketingut për TEYC 2022 pranë KRK gjatë gjithë periudhës të kontraktimit të Ekspertit. Aktivitetet përfshijnë sa më poshtë:
- Mbështetje me hartimin e strategjive të komunikimit, planeve të veprimit dhe mesazheve kyce për audienca të ndryshme të TEYC 2022.
- Harton dhe implementon një trajnim për stafin dhe ekipin e komunikimit.
- Mbështetje me hartimin e materialeve të komunikimit sipas nevojës (të dhëna, raporte, publikime, etj.) të dakordësuara me Menaxherin e Departamentit.
- Hartimi dhe/ose rishikimi i op-eds/deklaratave për media/intervistat në gjuhën shqip dhe angleze bazuar në nevojat dhe dakordësimet me Menaxherin e Departamentit.
- Hartimi i përmbajtjeve/informacioneve për faqen zyrtare të TEYC 2022 në anglisht dhe shqip sipas nevojës.
- Mbështetje kreative dhe sugjerime për përditësimin e faqes së rrjeteve sociale me ide kreative dhe rinore për kontent dhe organizimin efektiv të përmbajtjes së rrjeteve sociale të TEYC 2022 në gjuhën shqipe.
- Shkrimi i skenareve për fushata të ndryshme promovuese për audienca të ndryshme bazuar në inputet e Departamentit sipas nevojës.
- Mbështetje për planifikimin e aktiviteteve promovuese sipas 8 programeve TEYC 2022.
- Mbështetje dhe pjesëmarrje në evente dhe takime sipas nevojave dhe dakordësimit me Menaxherin e Departamentit.
Gjithashtu:
- Sipas nevojave dhe dakordësimit me Menaxherin e Departamentit, Eksperti mund të ofrojë rekomandime në hartimin e materialeve të nevojshme për të siguruar që komunikimi i projektit është në përputhje me udhëzimet e donatorëve dhe mbështetësve të iniciativave përkatëse.
- Në pajtim me planin e komunikimit dhe vizibilitetit, Eksperti mund të përgatisë rekomandime për implementimin e aktiviteteve, me fokus të veçantë tek audiencat e synuara.
- Për më tepër, Eksperti i angazhuar do të mbështesë në implementimin e planit të komunikimit dhe vizibilitetit dhe linjave të hartuara paraprakisht prej tij/saj, si dhe do të ndërmarrë aktivitetet mbështetëse siç kërkohet.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë Universitare në shkenca sociale, shkenca komunikimi, shkenca ekonomike ose fusha të tjera të ngjashme;
- Mbi 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e komunikimit, marrëdhënie me publikun dhe marketingun kryesisht me organizata te shoqërise civile, por edhe biznese, e vertetuar me çertifikim nga punëdhënes të mëparshëm ose librezë pune;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel profesional.
Dokumentacioni:
- Oferta ekonomike sipas Aneksit nr. 1;
- Jetëshkrim (CV);
- Shprehje interesi;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit;
- Dokument identifikimi;
- Kontratë/letër reference/librezë pune për të vertetuar eksperiencën e mëparshme;
- Çertifikimet për vertetimin e njohjes së gjuhës Angleze dhe eksperiencës në fushën e komunikimit.
Për informacionin e detajuar mbi aplikimin si dhe Aneksin nr.1, pjesë e rëndësishme e aplikimit, klikoni më poshtë: