Thirrje per Artikuj në kuadër të Platformës Connecting Youth (Tetor 2022)Thirrje per Artikuj në kuadër të Platformës Connecting Youth (Tetor 2022)Thirrje per Artikuj në kuadër të Platformës Connecting Youth (Tetor 2022)Thirrje per Artikuj në kuadër të Platformës Connecting Youth (Tetor 2022)
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

A e dini se thirrja për artikuj dhe punime nga të rinjtë do të kthehet tashmë në një traditë si pjesë e platformës Connecting Youth, ku Kongresi Rinor Kombëtar është partneri kryesor nga Shqipëria?

Connecting Youth është një platformë rajonale e cila është iniciuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në partneritet me 6 struktura ombrellë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me mbështetjen e fonacionit gjerman Hans Seidel.

Nëse je një student/e gazetarie, nga shkencat sociale, ekonomike apo shkencat juridike kjo thirrje është për ty.

Tematikat e Punimeve:

• Të rinjtë që formojnë axhendat shtetërore apo axhendat shtetërore që formojnë rininë? -Si të sigurohet një politikëbërje efektive?

• Bashkëpunimi rajonal: Çfarë mund të bëjnë të rinjtë?

• Rinia si mbikëqyrës i investimeve strategjike në BP: Si të kontribuoni?

• Përgjigjja ndaj sfidave të mijëvjeçarit: Aftësitë e shekullit të 21-të për të trajtuar papunësinë e të rinjve

• Pasqyrimi i Sektorit Rinor në BP: Sfidat dhe Zhvillimet kryesore

• A është e ardhmja dixhitale apo dixhitalja është e e ardhmja? -Rinia dhe Tranzicioni Dixhital

• A ka ndonjë përparim në dialogun ndërmjet organizatave dhe institucioneve rinore?

• Garancia Rinore: si mund të përfshihen te rinjte?

• Lidhja e të rinjve me sektorët që kanë rëndësi: por cilët?

• Pjesëmarrja e të rinjve në BP: Si mund të shfrytëzojmë hapësirën për pjesëmarrje domethënëse në politikëbërje?

• Si duhet të duket e ardhmja e arsimit?

• Zbërtheni ndjenjën e përkatësisë me territorin tuaj?

• Marrëveshja e Gjelbër: një zë dhe rol për të rinjtë?

• Zgjerimi i BE-së nga perspektiva e të rinjve

• Si të shfrytëzohet dinamizmi i të rinjve në aspektin e pjesëmarrjes së tyre politike?

Kriteret e Aplikimit:

-Aplikantët nuk kanë kriter moshe. Të gjithë të rinjtë që kane dëshire të japin kontributin e tyre, mund të dërgojnë punimet e tyre.

-Gjuha e përdorur: E vetmja gjuhë për shkrimin e artikujve/blogjeve është gjuha angleze.

-Artikujt/Blogjet nuk duhet të jenë më shumë se 1000 fjalë. Secili punim duhet të shoqërohet më një foto/illustrim duke cituar të drejtat e autorit në mënyrë që të ketë përshtatjen grafike për në ëebsite.

-Autori duhet të bashkëlidh me punimin edhe një bio të shkurtër të vetes në gjuhën angleze.

Të gjitha punimet duhet të dërgohen në adresën: enxhi.lipa@krk.al.

Thirrja për dërgimin e punimeve do të qëndrojë e hapur nga data 6 deri në datën 16 Tetor 2022.

Nuk do të ketë politikë strikte editoriale për sa kohë që artikujt janë të bazuar në fakte, të drejta dhe respektuese ndaj të gjithë anëtarëve të komunitetit. Ky seksion do të përafrohet me punën, parimet dhe angazhimin e CY.

Per me shume informacion mbi Platformen Connecting Youth mund te konsultoni faqjen: www.connecting-youth.org.

Në rast pyetjesh/paqartësish mund të drejtoheni në email tek Koordinatorja Kombëtare e Platformës, pjesë e Kongresit Rinor Kombëtar, Znj. Enxhi Lipa, në adresën enxhi.lipa@krk.al.

 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page