
Pozicioni: “Përgjegjës i protokollit” për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 19 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Përgjegjës i protokollit” për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
- Organizon takimet në kohë dhe me përpikmëri;
- Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
- Organizon axhendën dhe takimet e punës për menaxhimin e programit;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit dhe materialeve të nevojshme;
- U përgjigjet telefonatave menjëherë dhe me efikasitet;
- Menaxhon kontaktet me partnerët e programit;
- Përgatit raporte dhe informacione për menaxhimin e programit;
- Ndihmon dhe mbështet ekipin e programit për të gjitha çështjet administrative;
- Pranon të gjithë korrespondencën dhe dokumentacionin hyrës;
- Mirëmban dhe arkivon sistemin e dosjeve, korrespondencave, procesverbalet e takimeve;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në shkenca sociale, shkenca komunikimi, gjuhët e huaja ose fusha të tjera të ngjashme;
- Mbi 2 vite eksperiencë pune në fushë e protokollit të jashtëm dhe/ose të brendshëm;
- Preferohet eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Njohuri shumë të mira përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office (Word dhe Excel);
- Aftësi shumë të mira organizuese;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.