Thirrje për aplikim “Përgjegjës Marketingu” për Tirana…Thirrje për aplikim “Përgjegjës Marketingu” për Tirana…Thirrje për aplikim “Përgjegjës Marketingu” për Tirana…Thirrje për aplikim “Përgjegjës Marketingu” për Tirana…
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Pozicioni: “Përgjegjës i Marketingut” në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin  2022).

Vendi i punës: Tiranë

Kohëzgjatja e kontratës: 17 muaj

Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Përgjegjës i Marketingut” në Departamentin e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.

Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor ora: 13:00

Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al  info@krk.al

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.

Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.

Misioni ynë

Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

“Tirana – European Youth Capital 2022”

Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.

Përshkrimi i punës

  • Përgjegjës për zhvillimin e strategjisë së marketingut;
  • Përgjegjës për hartimin, zhvillimin dhe zbatimin e planit të marketingut;
  • Përpilon të gjitha materialet e marketingut përpara se ato të publikohen/shpërndahen duke siguruar që të gjitha formatimet dhe përmbajtja të jenë në përputhje me standardet dhe pritshmëritë e Tirana EYC 2022 dhe NYC-së;
  • Kontributon në hartimin e planit për buxhetin e departamentit të marrëdhënieve me publikun dhe marketingun, monitorimin se buxheti shpenzohet sipas planit, dorëzimin në kohë të të gjitha aktiviteteve të marketingut në bazë të buxhetit të miratuar;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të zhvilluar ide kreative për aktivitete të ndryshme të marketingut;
  • Kryen hulumtime dhe bën propozime për modifikime të planit të marketingut;
  • Mban marrëdhënie të drejtpërdrejta me kompanitë për prodhimin e materialeve publicitare;
  • Kontribuon në përditësimin e faqes së internetit dhe prezencën në mediat sociale;
  • Përpilon raporte mbi aktivitetet e marketingut dhe mat efikasitetin e aktiviteteve të kryera;
  • Bashkëpunon ngushtë me të gjithë anëtarët e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universitare në shkenca sociale, shkenca ekonomike, shkenca komunikimi ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Mbi 3 vite eksperiencë profesionale në marketing, preferohet në OJF ose organizata ndërkombëtare;
  • Eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
  • Eksperiencë dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe ndërkulturor;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.

Dokumentacioni:

  • Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
  • Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  • 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
  • Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
  • Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
  • Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
  • Dokument identifikimi.

Shënim:

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.

Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:

  • Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
  • Intervistë e strukturuar me gojë.
Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page