
Pozicioni: “Përgjegjës Logjistike” për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 14 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë Përgjegjës Logjistike për programin “Tirana – European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 24 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Përgatit planet logjistike për mbarëvajtjen e zbatimit të programit;
- Koordinon të gjitha proceset për zbatimin e programit në kohë;
- Përgjegjës për sigurimin e materialeve të nevojshme për zbatimin e programeve të veçanta;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e mallrave/pajisjeve të programit. Kjo përfshin monitorimin si dhe inventarizimin e të gjitha mallrave/pajisjeve;
- Bashkëpunon ngushtë me koordinatorët e programeve për identifikimin e pajisjeve/materialeve që duhen blerë në kuadër te mbarëvajtjes së aktiviteteve;
- Siguron dokumentacionin e duhur për të gjitha proceset e zinxhirit të furnizimit;
- Përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të prokurimeve për të gjitha blerjet;
- Përgatit procesverbalet për shpërndarjen e aseteve tek stafi i programit dhe përditëson regjistrin e aseteve;
- Përgatit raporte periodike mbi çështjet logjistike për koordinatorët e programeve dhe Menaxherin e Financave.
- Ndihmon dhe mbështet ekipin e programit për të gjitha çështjet logjistike dhe administrative;
- Bashkëpunon me Menaxherin e Financës në lidhje me zbatimin në kohë të planit të prokurimeve si dhe ofron mbështetjen e tij në identifikimin e ofruesve për shërbimet e nevojshme;
- Kujdeset për sigurimin e kushteve të mira të punës dhe zbatimin e masave parandaluese të aksidenteve ne punë;
- Merr përgjegjësi dhe kryen detyra të tjera në lidhje me logjistikën e Tirana EYC 2022 sipas zhvillimeve të programit dhe nën supervizimin e Drejtorit Ekzekutiv të Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordnatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022.
Makina
- Mban dokumentacionin për lëvizjet e përditshme të makinës, duke specifikuar vendin, distancën në km dhe arsyen e udhëtimit;
- Organizon planin e punës për lëvizjet me makinë në kuadër të aktiviteteve;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e makinës dhe kryerjen e shërbimeve në kohë.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në IT, shkenca ekonomike, gjuhët e huaja, shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme;
- Mbi 2 vit eksperiencë në fushën e logjistikës, preferohet në OJF, organizata ndërkombëtare ose agjenci donatore;
- Preferohet eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Njohuri të mira përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office (Word dhe Excel);
- Aftësi për të menduar dhe punuar shpejt;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Aftësi të mira organizative;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira komunikimi dhe koordinimi;
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.