
Pozicioni: “Përgjegjës Finance” në Departamentin e Financës për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 19 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Përgjegjës Finance” në Departamentin e Financës për programin “Tirana – European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Asiston në përgatitjen e buxhetit vjetor të programit;
- Përgatit raporte financiare në përputhje me kërkesat e legjislacionit financiar shqiptar dhe sipas kërkesave të donatorëve;
- Zbaton me përpikmëri procedurat e brendshme financiare;
- Hedh mbi baza ditore të dhënat në programin e financës;
- Mban ditarin e arkës dhe përgatit transfertat bankare dhe pagesat me lekë në dorë;
- Asiston Menaxherin e Financave në përgatitjen e raporteve dhe pasqyrave financiare;
- Përgatit raportime për transaksionet bankare dhe pagesat me lekë në dorë;
- Përgatit raportime në lidhje me zbatimin e buxhetit;
- Raporton tek Menaxheri i Financës mbi ecurinë e punës së tyre të përditshme;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Financës.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në financë, menaxhim biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
- 2 vite eksperiencë profesionale në kontabilitet;
- Preferohet eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Njohje e mirë e kuadrit ligjor që lidhet me çështjet financiare të OJF-ve në Shqipëri;
- Aftësi për të punuar në grup;
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit në paketën Microsoft Office, veçanërisht në Excel (formula, pivot tables, etj.);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.