
Pozicioni: “Menaxher Monitorimi dhe Vlerësimi” për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana – Kryeqyteti Eropian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 19 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Menaxher Monitorimi dhe Vlerësimi” për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Menaxhon në tërësi procesin e monitorimit, matjes së rezultateve dhe vlerësimit të programit;
- Harton plane monitorimi në bashkëpunim me CEO (Koordinatorin e Përgjithshëm);
- Siguron zbatimin e sistemit të monitorimit, matjes së rezultateve dhe vlerësimit dhe raporton në mënyrë periodike mbi situatën aktuale;
- Drejton hartimin dhe zbatimin e planit të monitorimit dhe vlerësimit për të matur rezultatet kundrejt qëllimit, objektivave dhe aktivitete të programit;
- Mbështet në përgatitjen dhe/ose përditësimin e ‘zinxhirit të rezultateve’ (results chain), përcaktimin e treguesve, përditësimin e planeve të monitorimit, mbledhjen/analizimin e të dhënave, përgatitjen dhe monitorimin e pyetësorëve dhe studimeve për qëllime të matjes së rezultateve;
- Përgjegjës për hartimin e raportit të gjendjes aktuale në fushat e zbatimit të programit bazuar së pari në planifikimin strategjik kombëtar si dhe raporte të tjera kombëtare/ndërkombëtare;
- Përgjegjës për realizimin e vlerësimit të përgjithshëm të programit dhe të komponentëve specifikë të tij, gjatë zhvillimit dhe në përfundim të Tirana EYC 2022;
- Përgjegjës për identifikimin, zhvillimin dhe nxitjen e praktikave më të mira dhe mësimeve të nxjera që lidhen direkt ose që rezultojnë nga aktivitetet e programit;
- Në bashkëpunim me Menaxherin e Programit dhe Koordinatorët e Programeve identifikon fushat ku nevojiten përmirësime cilësore gjatë fazës së zbatimit të programit;
- Raporton dhe informon në mënyrë periodike tek Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe tek CEO (Koordinatori i Përgjithshëm) i Tirana EYC 2022 dhe mbi monitorimin e kryer dhe matjen e rezultateve;
- Raporton dhe informon mbi ecurinë e programit sipas planit të monitorimit tek Bordi Ekzekutiv;
- Mbikëqyr punën e kryer nga ekspertët e pavarur të monitorimit dhe vlerësimit;
- Merr përgjegjësi dhe kryen detyra të tjera në lidhje me çështje që lidhen me monitorimin dhe vlerësimin e Tirana EYC 2022 sipas zhvillimeve të programit dhe nën supervizimin e Drejtorit Ekzekutiv të Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
-
- Diplomë Universitare në shkenca sociale, ekonomike, juridike ose fusha të tjera të ngjashme;
- Mbi 5 vite eksperiencë profesionale në planifikimin strategjik, menaxhim të projekteve dhe monitorim/vlerësim;
- Preferohet eksperiencë në hartimin dhe zbatimin e sistemeve të monitorimit dhe vlerësimit të strategjive, politikave, programeve apo projekteve të cilat mund të jenë të mbështetura nga donatorë të huaj;
- Është vlerë e shtuar pasja e njohurive mbi kuadrin strategjik kombëtar që mbulojnë fushat e zbatimit të programit;
- Është vlerë e shtuar pasja e eksperiencës së punës me projekte në bashkëpunim/të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Aftësi të shkëlqyera analitike, në përgatitjen e raporteve cilësore dhe prezantuese. I/e aftë të transmetojë informacion në mënyrë të qartë dhe koncize;
- Aftësi shumë të mira menaxheriale dhe komunikimi;
- Aftësi shumë të mira për të punuar i pavaruar dhe në grup. Aftësi për të drejtuar dhe mentoruar të tjerët; Aftësi krijuese, të marrjes së iniciativave dhe në të menduarit në mënyrë strategjike;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Zotërimi i gjuhëve të tjera evropiane është vlerë e shtuar.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.