
Pozicioni: “Menaxher Finance” për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 19 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Menaxher Finance” për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Përgjegjës për hartimin e procedurave, ruajtjen dhe hedhjen e të dhënave, kontabilitetin, librin e përgjithshëm të llogarive, pasqyrat financiare dhe të gjitha fazat e menaxhimit financiar që nevojiten për të përmbushur kërkesat ligjore shqiptare dhe të donatorëve;
- Përgjegjës për kontrollin e ditarit të arkës dhe përditësimin e nevojave të likuiditetit;
- Përgjegjës për të gjitha llogaritë e pagueshme, transaksionet bankare, shkrimin e çeqeve dhe rakordimin e pasqyrave të bankës;
- Ndjek dhe përgatit përllogaritjen e pagave të stafit dhe sigurimeve shoqërore/shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat personale;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit financiar të fondeve, regjistrit të të gjitha transaksioneve financiare;
- Ndjek ecurinë e të gjitha raportimeve financiare dhe në mënyrë periodike përgatit raportet financiare përkatëse;
- Përgatit në bashkëpunim me CEO (Koordinatorin e Përgjithshëm) të Tirana EYC 2022 dhe Drejtorin Ekzekutiv të NYC buxhetin vjetor të programit;
- Përgatit kontratat e shërbimeve nga palë të treta;
- Bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Menaxherin e Programit dhe Koordinatorët e Programeve në lidhje me zbatimin e buxhetit të programit;
- Raporton dhe informon në mënyrë periodike tek CEO (Koordinatori i Përgjithshëm) të Tirana EYC 2022 dhe Drejtorin Ekzekutiv të NYC lidhur me aspektet financiare të programit;
- Ofron udhëzime financiare dhe teknike për zbatimin e procedurave te brendshme financiare nga ana e stafit drejtues të Programit;
- Mbikëqyr në mënyrë të vazhdueshme punën e Përgjegjësit dhe Ekspertit të Financës;
- Merr përgjegjësi dhe kryen detyra të tjera në lidhje me çështjet financiare të Tirana EYC 2022 sipas zhvillimeve të programit dhe nën supervizimin e Drejtorit Ekzekutiv të Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në financë, kontabilitet;
- Mbi 5 vite eksperiencë profesionale në menaxhim financiar, kontabilitet;
- Preferohet të gëzojë statusin e Kontabilistit të Miratuar;
- Njohje shumë e mirë e kuadrit ligjor që lidhet me çështjet financiare të OJF-ve në Shqipëri;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi vetë-organizuese;
- Aftësi të shkëlqyera përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office, veçanërisht në Excel (formula, pivot tables, etj.);
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.