
Pozicioni: Koordinator Programi “Youth Space” për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana – Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 16 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë Koordinator Programi “Youth Space”, për programin “Tirana – European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Koordinatori i Programit “Youth Space” është përgjegjës për zhvillimin, planifikimin dhe zbatimin e programit;
- Ai/ajo punon me partnerët e Programit për mbarëvajtjen e aktiviteteve të zbatimit;
- Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e programit duke përfshirë edhe dokumentacionin përkatës;
- Koordinon zbatimin e aktiviteteve në kuadër të programit në bashkëpunim të ngushtë me Menaxherin e Programit;
- Shërben si pikë kontakti për çështjet e lidhura me përmbajtjen e programit;
- Raporton dhe informon në mënyrë periodike tek Menaxheri i Programit lidhur me aspekte të ndryshme dhe progresin e Programit;
- Ndjek zbatimin në kohë të kërkesave të Programit;
- Përgatit raportime periodike mbi ecurinë e zbatimit të programit;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Menaxheri i Programit.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në shkenca juridike, shkenca sociale, shkenca komunikimi, shkenca inxhinierike ose në fusha të tjera të ngjashme;
- Eksperiencë profesionale në fushën e kërkuar;
- Eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Avantazh përbën puna në projekte të ngjashme;
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve;
- Aftësi të shkëlqyera përdorimi të kompjuterit dhe rrjeteve sociale;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe koordinimi;
- Aftësi për të punuar në harmoni me njerëz me background të ndryshëm kulturor.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.