
Pozicioni: “Koordinator i Vullnetarëve” për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 14 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Koordinator i Vullnetarëve” për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al info@krk.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Përshkrimi i punës
- Rekruton, trajnon dhe mbikëqyr vullnetarët e rinj;
- Mbledh informacion për vullnetarët, disponueshmërinë dhe aftësitë e tyre, dhe mban të përditësuar bazën e të dhënave për ta;
- Përdor mediat sociale për të tërhequr vullnetarë të rinj në program;
- Mban vullnetarët e rinj dhe ata ekzistues të informuar mbi programin dhe mundësitë e punës mbi baza vullnetare;
- Përshtat vullnetarët, në varësi të aftësive të tyre, në departamentet përkatës dhe siguron që ata i kuptojnë përgjegjësitë e tyre dhe marrin trajnimin e duhur;
- Organizon trajnime në vendin e punës për vullnetarët;
- Mbikëqyr punën e vullnetarëve dhe raporton rregullisht mbi të;
- Bashkëpunon ngushtë me Menaxherin e Programeve, Drejtorin Ekzekutiv të NYC-së dhe Koordinatorin e Përgjithshëm të Tirana EYC 2022 për identifikimin e departamenteve ku kërkohet pjesëmarrja e vullnetarëve;
- Organizon intervistat e punës për vullnetarët që do të angazhohen në program;
- Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Drejtori Ekzekutiv i Kongresit Rinor Kombëtar dhe CEO (Koordinatorit të Përgjithshëm) Tirana EYC 2022.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Universitare në shkenca sociale ose fusha të tjera të ngjashme;
- 2 vit eksperiencë profesionale në koordinim projektesh, preferohet në OJF ose organizata ndërkombëtare;
- Eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
- Eksperiencë dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe ndërkulturor;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi;
- Aftësi të mira të punës në grup.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
-
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.