Thirrje për Aplikim “Koordinator Eventesh” për Tirana…Thirrje për Aplikim “Koordinator Eventesh” për Tirana…Thirrje për Aplikim “Koordinator Eventesh” për Tirana…Thirrje për Aplikim “Koordinator Eventesh” për Tirana…
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Pozicioni: “Koordinator Eventesh” në Departamentin e Logjistikës për programin “Tirana European Youth Capital 2022” (Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022)

Vendi i punës: Tiranë

Kohëzgjatja e kontratës: 16 muaj

Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë “Koordinator Eventesh” në Departamentin e Logjistikës për programin “Tirana European Youth Capital 2022”.

Data e shpalljes së pozicionit: 19 Nëntor

Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 26 Nëntor, ora 13:00

Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al  info@krk.al

Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.

Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.

Misioni ynë

Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

“Tirana – European Youth Capital 2022”

Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.

Përshkrimi i punës

  • Përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteteve të programit;
  • Kërkon ofruesit më të mirë në treg për organizimin e aktiviteteve bazuar në cilësinë dhe koston e ofruar;
  • Planifikon dhe organizon aktivitete në përputhje me kalendarin e miratuar të eventeve;
  • Angazhohet në rezervimin e mjediseve, organizimin e aktiviteteve dhe pritjen e pjesëmarrësve, si dhe merr pjesë në hartimin e marrëveshjeve në lidhje me to;
  • Siguron bazën materiale për zhvillimin e aktiviteteve;
  • Siguron stafin e nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve;
  • Administron mbi baza ditore aktivitetet dhe procedurat organizative;
  • Mbikëqyr të gjitha proceset për organizimin e aktiviteteve;
  • Bashkëpunon ngushtë me koordinatorët e programeve, si dhe me punonjësin e logjistikës në lidhje me organizimet e aktiviteteve;
  • Mirëmban dhe arkivon korrespondencat, ofertat, kontratat, të cilat lidhen me organizimin e aktiviteteve;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Përgjegjësi i Logjistikës.

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:

  • Diplomë Universitare në menaxhim biznesi, marrëdhënie me publikun ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Mbi 1 vit eksperiencë pune si koordinator aktivitetesh;
  • Preferohet eksperiencë pune me projekte të financuara nga donatorë vendas e të huaj;
  • Njohuri shumë të mira përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office (Word dhe Excel);
  • Aftësi shumë të mira organizuese;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi;
  • Aftësi shumë të mira negociuese;
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve.

Dokumentacioni:

  • Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
  • Jetëshkrim (CV) me foto personale;
  • 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
  • Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (kopje e skanuar);
  • Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (kopje e skanuar);
  • Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim mbi dëshminë e penalitetit;
  • Dokument identifikimi.

Shënim:

Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura për të vazhduar më tej procesin e rekrutimit.

Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:

  • Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
  • Intervistë e strukturuar me gojë.

 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page