
Thirrje për aplikim, CEO për “Tirana Kryeqyteti Evropians i Rinisë 2022”
Pozicioni: CEO- për programin “Tirana – European Youth Capital 2022” (Tirana –Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022)
Vendi i punës: Tiranë
Kohëzgjatja e kontratës: 20 muaj
Kongresi Rinor Kombëtar mirëpret aplikimet për pozicionin e lirë CEO- për programin “Tirana – European Youth Capital 2022”.
Data e shpalljes së pozicionit: 25.10.2021
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 31.10.2021 ora: 13:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: info@tiranaeyc2022.al
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet.
NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë, me pjesëmarrjen e mbi 30 organizatave në nivel kombëtar.
Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi Rinor Kombëtar përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni ynë
Misioni i Kongresi Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
“Tirana – European Youth Capital 2022”
Përmes aktiviteteve që do të organizohen, ky program synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Në vitin 2019 Kongresin Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë aplikuar dhe janë shpallur fitues për titullin Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022/Tirana European Youth Capital 2022 i cili parashikon zhvillimin e shumë aktiviteteve rinore në vitin 2022.
Përshkrimi i punës
- CEO- do të drejtojë programin si dhe do të mbikëqyrë zbatimin e tij;
- Ai/ajo përfaqëson programin në nivelin më të lartë përsa i përket marrëdhënieve të tij jetike me partnerët, financuesit dhe aktorët e tjerë kryesorë;
- Ai/ajo raporton tek Drejtori Ekzekutiv i NYC-së dhe Bordi Drejtues i TEYC2022 mbi mbarëvajtjen e programit dhe mbi strategjitë për realizimin e suksesshëm të tij;
- Ai/ajo harton strategji zhvillimi si dhe procese planifikimi për të siguruar arritjen e qëllimeve të programit;
- Ai/ajo harton strategji për thithjen e fondeve nga donatorë vendas e të huaj, me qëllim zhvillimin e aktiviteteve të tjera shtesë që do të lindin si rrjedhojë e zbatimit të suksesshëm të programit;
- Ai/ajo analizon mbarëvajtjen e programit dhe jep sugjerime për arritjen e qëllimeve të tij;
- Ai/ajo mbikëqyr menaxherin kryesor të programit për të siguruar arritjen e objektivave të tij;
- Ai/ajo harton, përmirëson dhe zbaton politikat që sigurojnë efektivitetin e programit;
- Ai/ajo ofron kontributin e tij/saj në çështjet e vendimmarrjes që lidhen me zbatimin e programit;
- Ai/ajo monitoron dhe bashkëvepron me anëtarët e stafit të të githa niveleve për arritjen e qëllimeve të programit si dhe të zhvillimit profesional të stafit.
- Ai/ajo do të jetë përgjegjës për mirëmenaxhimin e buxhetit të miratuar, komunikimin me strukturat zbatuese të programit dhe jo vetëm, si dhe për vizibilitetin/transparencën lidhur me veprimtarinë e programit.etj.
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme:
- Diplomë Master i Nivelit të Dytë (Master Shkencor) në profilin shkenca sociale ose biznes/menaxhim;
- Duhet të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në fushën e drejtimit apo menaxhimit të projekteve të ngjashme, të financuara nga donatorë vendas ose të huaj;
- Preferohet mbi 5 vjet eksperiencë në zbatimin dhe monitorimin e programeve rinore në vend;
- Aftësi të shkëlqyera planifikimi në zbatimin e strategjive për përmbushjen e objektivave të vendosura nga Bordi Drejtues;
- Aftësi për të vendosur prioritetet e detyrave dhe delegimin e tyre;
- Aftësi për të drejtuar, trajnuar, zhvilluar profesionalisht dhe menaxhuar ekipe të mëdha;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi të shkëlqyera për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve;
- Aftësi për të menaxhuar dhe motivuar stafin.
Dokumentacioni:
- Letër interesi, ku aplikanti përshkruan arsyen e aplikimit;
- Jetëshkrim (CV) me foto personale;
- 2 letra reference nga punëdhënës të mëparshëm apo aktualë;
- Diplomat e lëshuara brenda vendit si edhe jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje);
- Dëshmi për kualifikime të ndryshme që përputhen me pozicionin e shpallur (fotokopje);
- Dëshmi penaliteti;
- Dokument identifikimi.
Shënim:
Të gjitha aplikimet do të vlerësohen dhe dhe në përfundim të vlerësimit do të njoftohen vetëm aplikantët të cilët plotësojnë kushtet dhe kërkesat e sipërpërmendura me qëllim vijimin e mëtejshëm të procesit të rekrutimit.
Konkurimi do të zhvillohet në dy faza:
- Shqyrtim paraprak i dokumentacionit të paraqitur;
- Intervistë e strukturuar me gojë.