Thirrje për aplikim “Anëtar i Bordit Drejtues”  për Tirana Kryeqyteti…Thirrje për aplikim “Anëtar i Bordit Drejtues”  për Tirana Kryeqyteti…Thirrje për aplikim “Anëtar i Bordit Drejtues”  për Tirana Kryeqyteti…Thirrje për aplikim “Anëtar i Bordit Drejtues”  për Tirana Kryeqyteti…
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Thirrje për aplikim “Anëtar i Bordit Drejtues” për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022

 

Programi:
Qyteti i Tiranës u vlerësua nga European Youth Forum, me titullin “Tirana European Youth Capital 2022” (“TEYC 2022”) pas një aplikimi të Kongresin Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.

Në kuadër të titullit si pjesë e marrëveshjes për përcaktimin e strukturave menaxhuese, KRK fillon procedurën për përzgjedhjen e tre anëtarëve në Bordin Drejtues të cilët do votohen nga organizatat anëtare të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Tiranë.

Bordi Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, 2 anëtarë nga Bashkia e Tiranës dhe 3 përfaqësues të  KRK.

Mandati i anëtarëve të Bordit do të jetë nga momenti i shpalljes së tyre fitues sipas procedures së votimit cituar më poshtë deri në përfundimin e procedurave të titullit.

Anëtarët e Bordit Drejtues do të jenë përgjegjës për:

  1. Miratimin e Rregullores së brendshme për zbatimin e programit TEYC 2022 së bashku me procedurat standarte të funksionimit;
  2. Miratimin e planit të zbatimit të programit TEYC 2022 dhe Planin e Buxhetit;
  3. Miratimin e strategjive/planin e komunikimit;
  4. Miratimin e planit të monitorimit dhe vlerësimit përfshirë planin e risqeve dhe masat parandaluese;
  5.  Miratimin një guide për funksionimin e strukturës së vullnetarëve;
  6.  Miratimin e manualit të thirrjeve të hapura dhe direkte për projekt propozime;
  7.  Miratimin e listës finale të subjekteve përfituese;

Anëtareve të Bordit Drejtues në asnjë rast nuk u lejohet të aplikojnë për projekte si në nivel individual ashtu dhe në nivel drejtimi organizate dhe nuk mund të angazhohen profesionalisht pranë titullit.

Faza e parë e procedurës:

Kandidatët duhet të aplikojnë nga data 25.10.2021 deri në datë 31.10.2021 ora 13:00, nëpërmjet
adresës elektronike  info@krk.al duke bashkangjitur dokumentet e specifikuara si më poshtë.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme për t’u kualifikuar:

  • duhet të ketë përfunduar studimet në arsimin e lartë;
  • të mos jetë i dënuar apo i ndjekur penalisht nga organet e drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojë gjuhën angleze.
  • NUK lejohen të aplikojnë personat të cilët punojnë aktualisht pranë Bashkisë Tiranë/institucioneve të saj të varësisë/ndërmarrjeve apo shoqërive në pronësi të saj ose institucioneve që do të ofrojnë donacione për këtë program.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • fotokopje të letërnjoftimit;
  • dokument justifikues për përfundimin e studimeve universitare/pasuniversitare;
  • formular vetëdeklarimi për gjendjen gjyqësore, i firmosur dhe skanuar
  • prezantim i shkurtër i kandidatit (BIO) deri në 250 fjalë (shkollimi, përvoja në çështjet e
    rinisë, trajnime lidhur me fushën përkatëse, njohja e gjuhëve të huaja);

Dokumentacioni i mësipërm duhet të depozitohet me anë të postës elektronike, në adresën email: info@krk.al deri në datën 31.10.2021, ora 13:00.

Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit të lartpërmendur, Sekretariati i KRK do të verifikojë dorëzimin e të gjithë dokumentacionit të mësipërm dhe në përfundim, në datën 1.11.2021 deri në orën 13:00 në faqen www.krk.al , do të publikojë listën e kandidatëve, që përmbushin kushtet e mësipërme.

Çdo aplikim, i cili nuk përmbush kriteret e mësipërme, ka mungesë dokumentacioni dhe nuk ka respektuar afatet e aplikimit, do të skualifikohet për vijimin e kandidimit.

Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen në adresën elektronike, nëpërmjet së cilës kanë dërguar aplikimin.

Faza e dytë, votimi i kandidatëve

Kandidatët e kualifikuar do të votohen nga organizatat jofitimprurëse, që janë të regjistruara dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në qytetin e Tiranës, sipas parimit ‘një organizatë, një votë’, nëpërmjet seksionit të krijuar për këtë qëllim në faqen www.krk.al .

Votimi online do jetë i hapur gjatë datës 2.11.2021 nga ora 08:00 deri në orën 20:00. Mbas verifikimit të votimeve nga ana e Sekretariatit të KRK, rezultatet do shpallen në datën 3.11.2021 në orën 13:00.

Organizatat jofitimprurëse (OJF) që kanë të drejtën e votës duhet të përmbushin kushtet e nevojshme:

  • të jenë anëtarë të regjistruara si anëtare pranë Kongresit Rinor Kombëtar;
  • të kenë selinë dhe veprimtarinë e tyre brënda bashkisë Tiranë;

Organizata jofitimprurëse do të njoftohen për të drejtën e tyre për të votuar me anë të një mesazhi elektronik të dërguar në adresën zyrtare në regjistrin e anëtarëve.

Organizatat kanë të drejtë të votojnë për tre emra të cilët dëshiron të jenë pjesë e Bordit Drejtues.

Pas përfundimit të periudhës së votimit, Sekretariati i KRK bën numërimin e votave dhe lajmëron elektronikisht të gjithë kandidatët mbi numrin e votave të marra prej tij dhe renditjen e siguruar nga votimi.

Fitues shpallen tre kandidatët që kanë marrë numrin më të lartë të votave.
Në rast se do të ketë barazim votash, do të rivotohen kanditatët edhe njëherë. Rivotimi do të bëhet në datën 4.11.2021, në intervalin kohor 13:00 deri në orën 14:00. Mbas verifikimit të votimeve nga ana e Sekretariatit të KRK, kanditati që do të marri shumicën e votave do të shpallet në datën 4.11.2021 në orën 15:00.

Lista përfundimtare me kanditatët fitues do të publikohet në faqen zyrtare të KRK, mbas të cilës kandidatëve jo-fitues i lind e drejta të bëjnë ankimim.

 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page