
Shtyhet Afati i Aplikimeve për Thirrjet e Hapura për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë – Tirana EYC 2022
Ftohen organizatat e shoqërise civile, grupet jo formale, individët dhe partnerët nderkombëtarë të cilat kanë në fokus të punës së tyre rininë të aplikojnë me projekte dhe iniciativa të cilat lidhen ngushtë me 8 programet e Tirana EYC 2022.
Afati i aplikimeve për thirrjen e hapur për Projekt Ide në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (EYC 2022) është deri më 28 Janar 2022, ora 17:00. Për të mësuar mbi thirrjen për Projekt Ide dhe si të aplikoni për të, klikoni këtu. Në thirrje gjeni gjithashtu paketën e plotë të aplikimit për t’u plotësuar si edhe udhëzime të tjera të nevojshme.
Thirrja për Bashkëpunëtorë vijon të jetë e hapur përgjatë gjithë implementimit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 më qëllim akomodimin e projekteve dhe bashkëpunimeve potenciale përgjatë këtij viti. Për të mësuar mbi thirrjen për Bashkëpunëtorë dhe si të aplikoni ju lutemi të klikoni këtu.
Tirana EYC 2022 paraqitet si një makro program që do të zgjasë 365 ditë, gjatë të cilave do i jepet jetë një kalendari projektesh me iniciativa e aktivitete të shumta, që mbulojnë një gamë të gjerë tematikash e prioritetesh që shohin në qendër rininë. Ky makro program implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.
Më shumë informacion mbi 8 programet e Tirana EYC 2022 gjeni në faqen tonë zyrtare web duke klikuar këtu.
Përditësim (13 Janar 2022): Dokumentacioni mbështetës për aplikimet mbi thirrjet e hapura për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 i cili konsiston në Fjalorthin dhe Pyetje dhe Përgjigje mbi thirrjet e hapura mund të gjendet duke klikuar më poshtë: