Shqipëria këtë verë si asnjëherë më parë, qytetet gëluan nga energjia dhe pozitiviteti i të rinjve  Shqipëria këtë verë si asnjëherë më parë, qytetet gëluan nga energjia dhe pozitiviteti i të rinjve  Shqipëria këtë verë si asnjëherë më parë, qytetet gëluan nga energjia dhe pozitiviteti i të rinjve  Shqipëria këtë verë si asnjëherë më parë, qytetet gëluan nga energjia dhe pozitiviteti i të rinjve  
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Muaji gusht këtë herë Tiranën e ka gjetur duke gëluar nga energjia e të rinjve. Sigurisht që nuk mund të ndodhte ndryshe këtë herë, sepse është viti i Rinisë plot jetë dhe energji pozitive që vetëm të rinjtë mund ta sjellin.  

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, më 12 Gusht, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës u duk si një “kartolinë” e mbushur me mesazhet e të rinjtve. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të ‘’Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022’’, organizoi një seri aktivitetesh të cilat kishin në fokus histori dhe mesazhe rinore, sa të ndryshme aq edhe origjinale, ashtu siç ishte edhe projektimi i mesazheve nga vetë të rinjtë e Shqipërisë dhe qytetit të Tiranës. Znj. Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar tha se: “Historia nuk pushon kurrë së dëshmuari se ka gjithmonë një kohë për rininë! Të gjitha iniciativat e implementuara nga të rinj, organizata, partnerë dhe donatorë, janë në sinergji të plotë. Na pret një kohë për të ndërtuar mbi çfarë po projektohet dhe investohet gjatë gjithë këtij viti”. 


 

Ndërsa 40 të rinj të moshës nga 18 deri në 24 vjeç u përzgjodhën për të qenë pionierët e përvojës së parë OriginAL në Shqipëri dhe Kosovë. Të rinjtë nga diaspora, zgjodhën që këtë verë ta kalonin duke vizituar për 10 ditë Kosovën dhe Shqipërinë për t’u njohur më mirë me origjinën e tyre. Pjesëmarrësit ishin nga 15 vende të ndryshme dhe kishin vetëm një gjë të përbashkët – origjinën shqiptare. Ata përfaqësonin gjeneratën e dytë dhe të tretë të emigrantëve, të cilët edhe pse të lindur dhe rritur në kultura të ndryshme dhe multietnike ishin të etur për të zbuluar rrënjët e tyre. Ata vizituan Prishtinën, Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën, Lezhën, Vlorën, Beratin, Krujën e në fund në kryeqytetin shqiptar, Tiranën, ku në ambientet e Tirana EYC 2022 zhvilluan edhe workshop-in mbi aktivizimin publik dhe pjesëmarrjen në shoqëri. 


 

Por jo vetëm Tirana gëlonte nga energjia e të rinjve. Përgjatë tre ditëve të Gushtit, 12-13-14 Gusht, qyteti i Pogradecit, përveç pushuesve, u gjallërua edhe nga të rinj nga Shqipëria e bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët realizuan një sërë aktivitetesh sportive e ujore. Dita e fundit u finalizua me një garë me Kanoe, që u realizua për herë të parë në Pogradec, e ku pati e fitues ne kategorite femijë, vajza e djem. E pranishme në këtë aktivitet, Koordinatorja e Përgjithshme e Tirana EYC 2022 – KRK, znj. Aspasiana Kongo u shpreh se qëllimi i këtij eventi është që të bëhet traditë për qytetin e Pogradecit për të tërhequr jo vetëm turistë vendas e të huaj, por edhe për t’i dhënë gjallëri e jetë sporteve që lehtësisht ofrohen nga ky qytet. Organizatorët në Pogradec e quajtën këtë si një projekt i parë pilot i cili do të pasojë me plot të tjerë e do të synojë përfshirje jo vetëm kombëtare por edhe përtej kufijve shqiptarë e më gjerë në vitet në vijim. 


 Vjeshta do të jetë akoma më me gjallëri në Tiranë dhe jo vetëm, kështu që prisni të shijoni aktivitetet e radhës që do sjellë shtatori dhe viti i rinisë në vazhdim. 

 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page