Sesionet Informuese mbi Thirrje për Projekt Ide dhe BashkëpunëtorëSesionet Informuese mbi Thirrje për Projekt Ide dhe BashkëpunëtorëSesionet Informuese mbi Thirrje për Projekt Ide dhe BashkëpunëtorëSesionet Informuese mbi Thirrje për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Sesionet Informuese mbi ‘Thirrje për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë’ në zbatim të programit Activ∞ për Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022

Në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (TEYC 2022) dhe në zbatim të programit Activ8, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë ka hapur thirrjet për Projekt Ide dhe Bashkëpunëtorë. 

Për të diskutuar mbi thirrjet dhe metodat e aplikimit, ftohen organizatat e shoqërisë civile, grupet jo formale dhe individët të cilët kanë në fokus të punës së tyre rininë dhe janë të interesuar mbi aplikimin, të marrin pjesë në sesionet informuese zhvilluar nga Kongresi Rinor Kombëtar. 

Sesionet informuese do të zhvillohen në datat 21, 22, 24 dhe 27 Dhjetor, online në platformën Zoom. ​​Çdo sesion është i ndarë në dy pjesë, ku prej orës 12:00 deri ne orën 14:00 do të informohen Organizatat e Shoqërisë Civile dhe prej orës 14:00 deri në orën 16:00 do të informohen grupet jo formale dhe individët. 

Përgjatë tyre do të prezantohet informacion mbi programin e TEYC 2022, qëllimi dhe konteksti programatik i thirrjeve të hapura, sqarime mbi proçesin e aplikimit dhe udhëzime të tjera të nevojshme për palët e interesuara.  

Për të marrë pjesë në këto sesione informuese, ju ftojmë të ndiqni linku-un e mëposhtëm dhe të regjistroheni paraprakisht: 

Zoom link: ZOOM-Sesionet Informuese TEYC2022

Ju lutem vini re se sesionet do të transmetohen livestream në Facebook në faqen zyrtare të TEYC 2022 dhe Kongresit Rinor Kombëtar.

Për të mësuar më shumë në lidhje me sesionet dhe tematikat që do të diskutohen në to, ju lutemi të gjeni agjendën duke klikuar këtu.

Përshkrim i Thirrjeve

Thirrja për Projekt Ide synon mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve jo formale dhe individëve të cilët do të financohen për të zbatuar programet e parashikuara të TEYC2022. 

Thirrja për Bashkëpunëtor synon identifikimin e projekteve dhe iniciativave të cilat janë në zbatim ose do të fillojnë zbatimin e tyre gjatë vitit 2022 dhe që lidhen me komponentë të programit të TEYC 2022. 

Së bashku dhe në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, këto thirrje mundësojnë multiplikimin e rezultateve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së nismave për të rinjtë dhe atyre që punojnë me të rinjtë në Shqipëri. 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page