Roli i shoqërisë civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity ForumRoli i shoqërisë civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity ForumRoli i shoqërisë civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity ForumRoli i shoqërisë civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Prej tre ditësh po zhvillohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum, duke bërë bashkë vendimmarrës, politikanë, financierë, think tanke, institucione të BE-së dhe grupe interesi nga e gjithë Evropa Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian.

Mes shumë panelesh, përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike.

Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian – nga zgjerimi në kohezion.

“Çdo ditë punojmë me vizionin se puna jonë me Tirana EYC 2022 dhe të rinjtë nuk mbaron këtu; punojmë me sigurinë për të garantuar që Tirana dhe Shqipëria të jenë Kryeqyteti i të Rinjve çdo vit”, tha Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022, Kongresi Rinor Kombëtar.

“Sfida kryesore për ne në rrugëtimin e Tirana EYC 2022 ishte të përfshijmë të rinjtë aktivë në të gjitha fazat e para të punës sonë. Krijimi i strukturës dhe hapësirave të duhura ka mundësuar të ofrojmë mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë të Shqipërisë”, tha Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar.

TCF 2022 organizohet nga Cooperation and Development Institute,Kongresi Rinor Kombëtar, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Hanns-Seidel-Stiftung, Heinrich-Böll-Stiftung, Regional Cooperation Council – RCC, dhe këtë vit vjen edhe në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 dhe European Year of Youth.




Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page