Rinia është Evropiane: Kongresi Rinor Kombëtar diskuton me përfaqësues të BERinia është Evropiane: Kongresi Rinor Kombëtar diskuton me përfaqësues të BERinia është Evropiane: Kongresi Rinor Kombëtar diskuton me përfaqësues të BERinia është Evropiane: Kongresi Rinor Kombëtar diskuton me përfaqësues të BE
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Kongresi Rinor Kombëtar  në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë (Tirana EYC 2022) u takua me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe organizatave të shoqërisë civile në Bruksel, Belgjikë, përgjatë 19-21 Prill 2022.

Gjatë takimeve, ekipi i Kongresit Rinor Kombëtar – Tirana EYC 2022 prezantoi programin dhe mundësitë që Tirana EYC 2022 ofron për të rinjtë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në rajon dhe Evropë.

Së bashku me Drejtoritë e Përgjithshme (DG) të Komisioni Evropian për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen si dhe Drejtoria e Përgjithshme për Negociatat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit dhe Komitetin Ekonomik dhe Social të Komisionit Evropian diskutuam mbi politikat rinore dhe dimensionin rinor në proceset e zgjerimit të BE-së dhe integrimit të Shqipërisë.

Gjithashtu, me përfaqësues nga Qendra për Vullnetarizëm Evropian (CEV) diskutuam mbi përforcimin e partneriteteve dhe rrjeteve rinore në Shqipëri dhe BE. Shkëmbimi i praktikave të mira dhe promovimi i vullnetarizmit është thelbësor për programin e Tirana EYC 2022. Një tjetër takimi i frytshëm ku diskutuam plane konkrete për të angazhuar dhe fuqizuar të rinjtë ishte ai me organizatën Rinia për Shkëmbim dhe Mirëkuptim (YEU).

Ekipi i Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar u takua gjithashtu me skuadrën e Vitit Evropian të Rinisë, shpallur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku u shkëmbyen praktikat më të mira për krijimin e një mjedisi më të mirë dhe fuqizues për të rinjtë, një mjedis që inkurajon pjesëmarrjen aktive të tyre dhe ku interesat e të rinjve janë prioritet.

Takimet tona në Bruksel përfunduan me një diskutim të ngrohtë me të rinj përfaqësues të organizatës studentore shqiptare në Belgjikë, VLERA.
U frymëzuam nga idetë e tyre dhe diskutuam për të bashkëpunuar dhe fuqizuar të rinjtë e diasporës Shqipëtare. Një nga objektivat e programit të Tirana EYC 2022 është të krijojë rrjetëzime dhe sinergji mes të rinjve nga e gjithë Evropa.
Në këto takime ishin pjesë dhe përfaqësues të Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI). Bashkëpunimi mes CDI dhe Kongresit Rinor Kombëtar, në kuadër të Tirana EYC 2022, do të mundësojë sinergji ndërmjet aktiviteteve të programit “Rinia është Evropiane” dhe aktorëve të BE-së.

Rinia shqiptare është segmenti më pro-Evropian i shoqërisë sonë. Qëllimi i programit “Rinia është Evropiane”  është nxitja e identitetit të përbashkët Evropian duke promovuar vlerat demokratike dhe duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e punës së përbashkët për të ardhmen e familjes Evropiane.



 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page