
Pyetësor në kuadër të Programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022
Në kuadër të implementimit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 (TEYC 2022), Kongresi Rinor Kombëtar ka lançuar një pyetësor para implementimit të programit për 2022.
Ky pyetësor synon të mbledhë të dhëna të vlefshme mbi perceptimin e situatës aktuale, nivelet e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri, njohuritë mbi titullin dhe programin TEYC 2022, si edhe pritshmëritë që të rinjtë kanë nga zbatimi i aktiviteteve në kuadër të programit.
Ju ftojmë të plotësoni pyetësorin dhe të na ndihmoni për të njohur dhe plotësuar më mirë pritshmëritë tuaja gjatë zbatimit të programit TEYC 2022 i cili do të implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneritet me Bashkinë e Tiranës, përgjatë vitit 2022.
Për të plotësuar pyetësorin ju lutemi të klikoni këtu.
Informacion për plotësimin e pyetësorit:
-Koha për plotësimin e pyetësorit është rreth 10 min.
-Pyetësori shpreh qëndrim personal dhe duhet të plotësohet personalisht
-Pyetësori është anonim dhe opinioni që do të jepni është konfidencial.
-Opinioni juaj do të përdoret për të përmirësuar planifikimin e aktiviteteve në kuadër të TEYC 2022.