
Të rinj profesionistë nga DG Near vizituan sot Tiranan, Kryeqytetin Evropian të Rinisë 2022. Ata diskutuan mbi tematika që janë mjaft me interes në Ballkan dhe jo vetëm.
Interesi i tyre konsistonte në qasjen e “Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë” në fusha të ndryshme, që nga arsimimi i të rinjve e deri te barazia gjinore, dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu, të rinjtë të cilët vinin nga vende të ndryshëm të Evropës e cilësuan një histori suksesi titullin e fituar nga Tirana si Kryeqyteti Evropian i Rinisë.
Të gjithë të rinjtë e pranishëm punojnë në zyrat e Komisionit Evropian, shërbimet dhe agjencitë e tij, kryesisht në Bruksel, por edhe në Luksemburg apo në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Në takim ishin prezent përfaqësues të stafit të Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar dhe të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), të cilët prezantuan disa nga programet dhe mundësitë që titulli ofron, kryesisht në kuadër të programit “Të rinjtë janë Evropianë”.
Këtë vit, Tirana është shndërruar në një pikëtakim ndërkombëtar për të rinj nga e gjithë bota.