Politikat Rinore: Bashkëbisedim i të rinjve të Tiranës me deputetin gjerman z. Adis AhmetovicPolitikat Rinore: Bashkëbisedim i të rinjve të Tiranës me deputetin gjerman z. Adis AhmetovicPolitikat Rinore: Bashkëbisedim i të rinjve të Tiranës me deputetin gjerman z. Adis AhmetovicPolitikat Rinore: Bashkëbisedim i të rinjve të Tiranës me deputetin gjerman z. Adis Ahmetovic
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Roli i të rinjve është një element integral në zhvillimin e politikave. Pjesëmarrja e tyre aktive në vendimmarrje dhe proçese politikëbërëse ndërton qytetarë të angazhuar dhe krijon komunitete të forta e gjithëpërfshirëse. Por çfarë vendi zënë të rinjtë sot në politikë dhe cila është gjendja aktuale?

Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung Tirana dhe Bashkinë Tiranë, në kuadër të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, organizuan një diskutim të hapur mbi pjesëmarrjen dhe rolin e të rinjve në politikëbërje, me praninë e veçantë të z. Adis Ahmetovic nga Bundestagu Gjerman.

Z. Ahmetovic është Parlamentari Gjerman, njëkohësisht Raportues për Partinë Social Demokrate Gjermane për Evropën Juglindore dhe një nga deputetët më të rinj në moshë në Parlamentin Gjerman.

Disa nga tematikat që u diskutuan ishin hapësira që kanë të rinjtë tanë sot për të influencuar procese të krijimi të politikave, çfarë i bën të rinjtë të motivuar të përfshihen në këto procese si dhe çfarë i pengon ata.

“Asnjëhere mos ndaloni të bëni atë që dëshironi dhe të këmbngulni për ëndrrat tuaja, sado të vështira apo të pamundura t’ja u bëjnë ato. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e tavolinës në politikbërje, zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe këtë mund ta bëni vetëm ju,” tha z. Ahmetovic.

Pjesëmarrës në këtë event ishin gjithashtu znj. Anuela Ristani – Zv Kryetare e Bashkisë Tiranë, Znj Stinne Klapper – Drejtoreshë e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, Znj. Dafina Peci – Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar, Znj. Aspasjana Kongo – Kordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar.

Eventi u mbajt ditën e Mërkurë, datë 13 Korrik, ora 18:30 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Tiranë, dhe mbi dhjetra të rinj diskutuan me Parlamentarin mbi politikat rinore në Shqipëri dhe Evropë dhe rolin që të rinjtë duhet të kenë në vendimmarrje. Diskutimi vijoi me një pritje në Tarracën e Bashkisë Tiranë.

 



Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page