
Pas një rrugëtimi të gjatë në 61 Bashki dhe me pjesëmarrjen e 100 shkollave, Organizata LIBURNETIK ka përfunduar me sukses edicionin e pestë të Re-Debate, Kampionatit Kombëtar të Debatit të Enjten e 30 Qershorit.
Ky edicion shënoi dhe përfshirjen më të gjerë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi i cili u zhvillua tërësisht në prezencë fizike, duke bërë së bashku në misionin e nxitjes së të menduarit kritik dhe kulturës së debatit afro 1500 të rinjë gjimnazistë dhe 100 mësues të shkollave të mesme duke shënuar kështu një tjetër sukses për këtë program tashmë të konsoliduar në shumë shkolla.
Faza e III-të e debateve u zhvillua tërësisht në Tiranë midis datave 27-30 Qershor.
Në datat 27 dhe 28 Qershor u zhvilluan 16 debatet e pre-eleminatoreve me pjesëmarrjen e 32 shkollave të kualifikuara, të cilat u zhvilluan në ambientet e Tirana European Youth Capital 2022. Data 29 Qershor solli në TEYC22 eleminatoret dhe çerekfinalet.
Katër shkollat e kualifikuara ishin “Ibrahim Rugova” nga Kamza, Protagonistët dhe Harry T. Fultz nga Tirana si dhe Naim Frashëri, Durrës, skuadrat e të cilave u bashkuan përsëri më 30 Qershor në ambientet e Hotel Tirana International për ditën e gjysmëfinaleve, finales së madhe dhe finales së vogël.
Përballjet e gjysmëfinaleve u zhvilluan mes shkollave “Protagonistët” (276 Pikë) dhe “Harry T. Fultz” (288 Pikë), Tiranë si edhe “Naim Frashëri”, Durrës (243 Pikë) dhe “Ibrahim Rugova”, Kamzë (235 Pikë).
Mbështetur në rezultatet e debateve të gjysmëfinaleve shkolla ‘Protagonistët’ debatoi përballë shkollës ‘Ibrahim Rugova’ në Finalen e Vogël (cmimi i IV dhe i III) dhe fituesi i Kampionatit u vendos nga Finalja e Madhe midis shkollës ‘Naim Frashëri’ dhe ‘Harry T. Fultz’.
Në Finalen e Vogël të rinjtë debatues argumentuan në qëndrim afirmativ dhe negativ në nivel grupi mbi temën ‘Transformimi i menjëhershëm digjital në orfimin e shërbimeve publike është i dobishëm’. Më tej liderët e dy ekipeve përballën mendimet e tyre lidhur me cështjen ‘Angazhimi e të rinjve në politikbërjen lokale është e justifikuar’. Përmes këtyre dy temave të rinjtë përfaqësues të shkollave jo vetëm sollën argumente objektive dhe pikepamje origjinale, por edhe një herë vendosën në dukje rëndësinë e etikës në komunikim dhe kulturës së debatit e cila nu ki takon imazheve që serviren nga mediat apo diskurset e debateve politike. Nxënësit u përgëzuan për patosin e tyre dhe shembullin e mendimtarit kritik që përfaqësojnë. Nga vlerësimi i jurisë mbi këtë debat, shkolla ‘Protagonistët’ u shpall fituesja e vendit të III të këtij edicioni të Kampionatit, ndërkohë shkolla ‘Ibrahim Rugova’ u rendit e IV.
Në përmbyllje të ditës maraton të debateve mbërriti dhe momenti i Finales së Madhe, mes shkollës ‘Harry T. Fultz’ dhe shkollës ‘Naim Frashëri’.
Pjesë e finales ishin edhe mbështetësit e këtij projekti, pa të cilët një kampionat i përmasave të tilla nuk do të ishte i mundur, si Ministria e Rinisë dhe Sportit, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, UNICEF Albania, KRK Tirana European Youth Capital 2022, One Telecommunication, Bukinist dhe Tibo.