(Op-ed) Ergys Gezka, Menaxher Programi: Programi i Tirana EYC 2022, energjia e një viti mbushur me mundësi për të rinjtë.(Op-ed) Ergys Gezka, Menaxher Programi: Programi i Tirana EYC 2022, energjia e një viti mbushur me mundësi për të rinjtë.(Op-ed) Ergys Gezka, Menaxher Programi: Programi i Tirana EYC 2022, energjia e një viti mbushur me mundësi për të rinjtë.(Op-ed) Ergys Gezka, Menaxher Programi: Programi i Tirana EYC 2022, energjia e një viti mbushur me mundësi për të rinjtë.
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

(Op-ed) Ergys Gezka, Menaxher Programi: Programi i Tirana EYC 2022, energjia e një viti mbushur me mundësi për të rinjtë.

Jemi në muajin e njëmbëdhjetë të zbatimit të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” dhe bilanci i rezultateve reflekton të gjithë energjinë, përkushtimin dhe investimet e dedikuara për të fuqizuar çdo nismë rinore. Që në fillimet e tij, ky titull “u ngjiz” në dialog me të rinjtë, u konceptua nga përvoja më e mirë e organizatave rinore dhe u mbështet nga politikat më të mira rinore, vendore dhe ndërkombëtare.

E gjithë sinergjia e nisur nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, ka prodhuar pikërisht atë çfarë pritet kur institucionet vendimmarrëse dhe përfaqësuesit e të rinjve vendosin së bashku prioritetet dhe këto prioritete mbështeten konkretisht financiarisht apo me dije dhe praktika të mira. Sot kur gjendemi drejt mbylljes së këtij viti frymëzues numërohen mbi 1.000 aktivitete të mbështetura, të zhvilluara në të gjithë Shqipërinë në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat angazhuan qindra artistë, organizata, grupe jo formale rinore dhe individë.

Aktivitetet u zhvilluan të shpërndara rigorozisht në tetë programet e përcaktuara. Nga programi i Pjesëmarrjes tek Diversiteti, nga Eco-health tek Zhvillimi i kapaciteteve, nga programi i Rinisë evropiane deri tek ato ku Rinia krijon Kulturë, Ekonomi dhe Novacion. Të gjitha programet kanë qenë në shërbim të kultivimit dhe zbatimit të projekteve më të mira, të cilët kanë ndikuar në ndërtimin e urave mes të rinjve për bashkëpunime të mëtejshme dhe shumë prej tyre i kanë promovuar si udhëheqës të këtyre vlerave në komunitetet ku jetojnë dhe punojnë.

Përpara kemi ende projekte për t’u zhvilluar e që janë duke u zbatuar. Ndër të rinj ka një atmosferë vibruese dhe që tani, ka nisur të qarkullojë kërkesa, herë si shaka dashamirëse dhe herë si e vërtetë e heshtur, për të patur një vit tjetër gjatë të cilit Tirana të jetë me po kaq mundësi për të rinjtë, të vazhdojë të jetë Kryeqyteti Evropian i Rinisë apo të ketë një vazhdimësi të këtyre përmasave.  Sido që të jetë, përvoja e fituar këtë vit si nga zbatuesit e Titullit po ashtu edhe nga të rinjtë pjesëmarrës dhe përfitues, ka sjellë vetëm aspekte pozitive, duke shtuar besimin e të rinjve tek kapacitetet që ata kanë dhe ideve që mund të gjenerojnë në të ardhmen.

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page