
Festivali Kontemporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, sjell në kryeqytet plot aktivitete ku të apasionuarit pas artit pamor mund të njihen me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj.
Mbi 52 të rinj nga e gjithë Shqipëria që e duan artin i janë bashkuar Festivalit Kontemporan Ndërkombëtar të kryeqytetit.
RINart synon të krijojë një pikë shkrirje të artistëve të rinj vizualë me tendenca e prirje të ndryshme. Kuratori i kësaj ekspozite artisti Helidon Haliti thotë se festivalin e ka konceptuar si një përqafim kulturash.
Gjatë ceremonisë së çeljes së festivalit u shpërndanë çmime për të rinjtë artistë, ku koordinatorja e titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” ndau çmimin “Best Portrait” për artistin e ri nga Shqipëria, Anxhelo Gjonci.
Çmimet e shpërndara si më poshtë:
• Special Award i jepet artistes Egla Memaj (Shqipëri)
• Special Award i jepet artistit Elian Lufta (Shqipëri)
• Special Award i jepet artistit Henrni Mimani (Shqiperi)
• Çmimi “Abstrakt Award” i jepet artistit Xhon Kolnikaj (Shqipëri)
• Çmimi “Best Portrait” i jepet artistit “Anxhelo Gjonci” (Shqipëri)
• Çmimi “BEST FIGURE” i jepet artistes nga Kosova Ulpiana Kurtaj
• Çmimi “Best Composation”, i jepet artistes Era Bajo (Shqipëri)
• Çmimi Best Contemporary Artist, BROZNE AWARD i jepet artistes Marila Scartozzi (Itali)
• Çmimi “Best Contemporary artist”, SILVER AWARD i jepet artistit Serhat Emrulai (Maqedonia e Veriut)
• Çmimi Best Contemporary Artist, GOLD AWARD i jepet artistes ANGELX (Shqipëri)
VizArt do të qëndrojë i hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë e Artit të Tiranës nga data 16–27 Maj.