Nis Akademia “U4Politics 2.0″: Risitë e këtij vitiNis Akademia “U4Politics 2.0″: Risitë e këtij vitiNis Akademia “U4Politics 2.0″: Risitë e këtij vitiNis Akademia “U4Politics 2.0″: Risitë e këtij viti
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Nis sezoni i dytë i Akademisë “U4Politics 2.0_Politic’s never been that cool!”, një iniciativë e zhvilluar nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin Gjerman Hanns-Seidel-Stiftung. Qëllimi i këtij aktiviteti është që të rinjtë të kenë mundësi të rrisin njohuritë e tyre në diskursin politik dhe mediatik mbi reformat më kryesore në vend, zhvillimet politike, dinamikat e rajonit dhe integrimin në BE, si edhe të angazhohen në debate me ekspertë, aktivistë dhe analistë të rinj.

Akademia “U4Politics 2.0_Politic’s never been that cool!” do të organizohet përgjatë datave 1-2-3 Prill dhe 8-9-10 Prill 2022, në ambientet e Tirana EYC 2022 – Kongresit Rinor Kombëtar.

Në ditën e parë të projektit “U4Politics 2.0_Politic’s never been that cool!” mbajti fjalën znj. Krisela Hackaj, Drejtore Ekzekutive në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ajo ndau me pjesëmarrësit njohuri mbi:

Integrimin në Bashkimin Europian, proçesin në të cilin po kalojmë, pengesat dhe si mund të kontribojë shoqëria civile dhe të rinjtë;

Llogaridhënien e politikanëve gjatë procesit të Integrimit në BE;

Ndikimet, ndryshimet e dinamikave, dhe si ndikon standardizimi mbi shoqërinë;

Rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit në BE.

Në ditën e dytë të projektit “U4Politics 2.0_Politic’s never been that cool!”, z. Neritan Sejamini, Drejtues Shkrimi në Exit.al, do të diskutojë me pjesëmarrësit në lidhje me komunikimin politik dhe mediatik. Gjithashtu z.Selami Xhepa, Doktor i Shkencave Ekonomike në Universitetin e Tiranës, do të diskutojë mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri, qasjet e ndryshme dhe politikat ekonomike në lidhje me punësimin dhe arsimin. Trajnim vijon ditën e tretë me diskutime mbi inteligjencën emocionale nga znj. Edlira Gjoni, Eksperte Komunikimi dhe Petagoge në Universitetin e Tiranës dhe reflektime mbi informacionet e marra përgjatë Akademisë nga z.Edon Qesari, Politolog dhe ekspert kontenti pranë U 4 Politics 2.0.

Përgjatë trajnimit, znj.Eris Ibershimi, Trajnere dhe Koordinatore e  Programit “Rinia dhe Pjesëmarrja” për Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar asistoi profesionistët e rinj mbi tematikat e ndryshme në fokus të trajnimit.

Këtë vit, Akademia vjen në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Bashkëpunimi i Kongresit Rinor Kombëtar dhe Fondacionit Gjerman Hanns-Seidel-Stiftung zgjerohet në partneritet me Euronews Albania, duke i ofruar mundësinë të rinjve të përzgjedhur të paraqiten në emisione televizive, si Euro Talks dhe Balkan Talks pas pjesëmarrjes së tyre në akademitë përkatëse.


Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page