
Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë në kuadër të titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, që prej datës 15 Mars e deri më 8 Prill do jenë pranë të gjithë të rinjve me panairin “Work and Study” në çdo qytet të Shqipërisë. Ky panair është një mundësi e shkëlqyer dhe unike për të rinjtë shqiptarë. I vizituar nga më shumë se 20,000 studentë dhe punëkërkues në të gjithë Shqipërinë, ky është edicioni i 14 i tij.
Të gjithë të rinjtë që duan të punësohen në kompanitë më të mira shqiptare mund të vizitojnë panairin “Work and Study”, i cili do të organizohet në datat dhe qytetet si më poshtë:
Dibër, 15 Mars – Pallati i Sportit
Kukës, 16 Mars – Ikri Jonuzi
Shkodër, 17 Mars – Pallati i Sportit
Lezhë, 18 Mars – Hotel Lissus
Durrës, 21 Mars – Pallati i Sportit
Berat, 23 Mars – Kalçeto Nardi
Fier, 24 Mars – Stadiumi i lojrave
Lushnje, 24 Mars – Kompleksi Sportiv
Vlorë, 25 Mars – Pallati i Sportit
Gjirokastër, 28Mars – Pallati i Sportit
Korçë, 29 Mars – Qendra e Fëmijëve
Pogradec, 29 Mars – Shtëpia e Kulturës
Elbasan, 30 Mars – Sheshi para pallatit Sportit
Tiranë, 07-08 Prill – Muzeu Historik Kombëtar
Marrëveshja e nënshkruar në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” mes Dhomës së Tregtisë dhe Indutrisë Tiranë dhe Kongresit Rinor Kombëtar ka për qëllim të konsolidojë marrëdhëniet me të rinjtë, për t’i ndihmuar ata drejt arritjeve personale dhe profesionale në zhvillimin e kapaciteteve.
Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar znj. Dafina Peci theksoi se kjo mundësi duhet të prekë çdo cep të Shqipërisë si një eksperiencë e mirë që do të avancojë projekte trategjike të përbashkëta në fushën e nxitjes së punësimit.