Mbahet Ceremonia e Hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Mbahet Ceremonia e Hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Mbahet Ceremonia e Hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Mbahet Ceremonia e Hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Mbahet Ceremonia e Hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

Në një event enkas për të rinjtë, Kongresi Rinor Kombëtar organizoi ceremoninë e hapjes së “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana EYC 2022). Ceremonia u mbajt më 4 Shkurt 2022 pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Në ceremoninë e posaçme hapëse me pjesëmarrjen e mijëra të rinjve, partnerëve dhe përfaqësuesve të organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare u çel zyrtarisht sipari i aktiviteteve të vitit 2022. Rreth 3000 pjesëmarrës, 22 delegacione nga rajoni dhe Evropa, institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, ambasadorë dhe të rinj u bënë pjesë e evenit.

Fjalët hapëse në ceremoni u adresuan nga Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar znj. Dafina Peci dhe CEO – Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022 pranë Kongresit Rinor Kombëtar znj. Aspasjana Kongo.

“Të rinjtë bashkëshoqërojnë dhe bashkëndajnë me ne këtë rrugëtim. Kemi marrë mbi 1000 aplikime nga të rinj nga i gjithë vendi dhe idetë e tyre do të kthehen në një kalendar shumëngjyrësh aktivitetesh dhe mundësish”, – u shpreh znj. Dafina Peci.

“Tirana ka marrë titullin si Kryeqyteti Evropian i Rinisë prej aplikimit të parë dorëzuar pranë Forumit Rinor Evropian. Për herë të parë këtë titull e merr një kryeqytet dhe për herë të parë ky program ka një shtrirje në të gjithë territorin e vendit”, – bëri të ditur znj. Aspasjana Kongo.

Fjalimet u pasuan nga mesazhet e Anëtarit të Bordit të Forumit Rinor Evropian z. Thomas Matthew, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri SH.K.Z Luigi Soreca, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, dhe Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët znj. Bora Muzhaqi.

Me mesazhin “secili prej jush ka mundësinë të ndryshojë komunitetin”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Veliaj iu drejtua të rinjve për të qenë pjesë e aktiviteteve të Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022.

Z. Matthew theksoi se është inspiruese se si të rinjtë shqipëtarë demonstrojnë potencialin dhe kreativitetin e tyre nëpërmjet një ceremonie hapëse shumë dinamike. “Është titulli juaj, është mundësia juaj për të sjellë ndryshime në qytetin tuaj, vendin tuaj në gjithë Europën. Ne jemi shumë krenarë për ju”, – tha z. Matthew.

Në fjalët e tij përshëndetëse, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë z. Soreca nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe punës së Kongresit Rinor Kombëtar duke theksuar se Bashkimi Evropian dhe përfaqësuesit e tij në Shqipëri janë mbështetës dhe partnerë në këtë rrugëtim.

Ceremonia vazhdoi me performanca artistike dhe kulturore ku shumë të rinj dhe artistë të talentuar performuan me vallëzime, kërcime, këngë dhe muzikë, pjesë e të cilave ishin dhe artistët e famshëm Ermal Meta dhe Elton Deda.

Ceremonia e hapjes mirëpriti gjithashtu mesazhe nga të rinj nga gjithë Evropa të cilët dërgonin urimet e tyre për këtë vit ku Tirana mban titullin Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Një moment i rëndësishëm ishte dhe video mesazhi i artistes të famshme, Dua Lipa, e cila ftoi të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e aktivitetetve.

Viti 2022 do të sjellë shumë bashkëpunime dhe projekte në fusha të ndryshme që prekin dhe ndikojnë të rinjtë. Partnerë të rëndësishëm në këtë rrugëtim janë edhe Vodafone Albania, Coca-Cola Bottling Shqipëria – CCBS, Regional Cooperation Council (RCC), Intermedica Albania dhe Aquila Liquori Albania, të cilët me mbështetjen e tyre mundësuan realizimin e ceremonisë së hapjes.

Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania znj. Katia Sathaki në fjalët e saj përshëndetëse u shpreh se: “Vodafone Albania ka qenë gjithmonë afër të rinjve, me anë të teknologjisë më të fundit, si urë lidhëse mes tyre. Jemi të lumtur që përgjatë këtij viti do të bashkëpunojmë duke investuar në programe që fuqizojnë gjeneratën e re të Shqipërisë.”

Drejtori i Përgjithshëm i Coca-Cola Bottling Shqipëria – CCBS z. Fabio Colliva shtoi se: “Në vitet e fundit rëndësia e të punuarit së bashku ka dal gjithmonë e më shumë në pah ndaj shpresojmë se ky vit do të na sjell më pranë për të shijuar më shumë momente së bashku dhe për të fuqizuar të rinjtë”.

Ky vit mban një rëndësi të veçantë pasi ndërkohë që Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë, 2022 është deklaruar nga Komisioni Evropian si Viti i Rinisë.

Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim të plotë me Bashkinë Tiranë implementojnë në 2022 një makro program me mundësi fantastike, iniciativa e aktivitete të shumta, që kanë në qendër rininë. Programi synon të fuqizojë rininë duke krijuar mundësi të reja e duke i dhënë asaj një dimension evropian.

Për të ndjekur livestream e eventit të ceremonisë hapëse për Tiranën Kryeqytetin Evropian të Rinisë për 2022, ju lutemi klikoni këtu.



 

 

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page