Lublin is YOUth: Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2023 fillon rrugëtiminLublin is YOUth: Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2023 fillon rrugëtiminLublin is YOUth: Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2023 fillon rrugëtiminLublin is YOUth: Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2023 fillon rrugëtimin
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Përfaqësues të skuadës së KRK – TEYC ishin këtë javë të ftuar në Ceremoninë e Hapjes së Kryeqytetit Europian të Rinisë 2023, Lublin, Poloni, që u mbajt në 16 Mars 2023.

Stafi i Bashkisë së qytetit në bashkëpunim me Fondacionin Sempre a Frente mirëpritën në Lublin përfaqësues të qyteteve të titullit si Tirana, Klaipeda, Gent, Lviv, përfaqësues të Forumit Rinor Evropian (EYF) dhe partnerë lokal e kombëtar. Eventi i hapjes ishte planifikuar në formën e një festivali një javor ku fokusi ishte njohja me praktikat më të mira të punës me të rinjtë, vizita në qendra të ndryshme kulturore, rinore e sociale, punëtori me punonjës rinor nga qytete të ndryshme të Polonisë, festa dhe mbrëmje për rrjetëzim. Eventet ishin organizuar në mjedise të ndryshme të qytetit gjatë një jave.

Partnerët ndërkombëtarë të Lublin ndoqën aktivitetet e planifikuara nga data 15 -17 Mars. Në datë 16 Mars, stafi i Kongresit Rinor Kombëtar ishte pjesë e panelit të diskutimit “Qytete miqësore për të rinjtë-praktika nga Europa” ku bashkë me kolegë nga Klaipeda, Gent, Lviv dhe EYF ndanë eksperiencën e vitit 2022. Pas një prezantimi të programit Tirana EYC 2022 dhe disa nga arritjet, u diskutua gjithashtu mbi sfidat e zbatimit të një titulli dinamik si EYC dhe progresit që sjell një program i tillë në politikat rinore lokale.

Gjatë 3 ditëve në Lublin stafi ynë pati takime pune me përfaqësurs të ndryshëm të Bashkisë Lublin, të skuadrës së “Lublin is Youth 2023”, skuadrën e Lviv dhe Gent, si dhe përfaqësuesit e EYF.

Ceremonia e Hapjes u mbajt në pasditen e datës 16 Mars me praninë e mbështetesve të titullit në Lublin, Kryetarin e Bashkisë dhe kabinetin e tij dhe të ftuar special si Kryetari i Bashkisë Lviv nga Ukraina dhe skuadra e të rinjve të titullit me të cilët KRK po bashkëpunon duke i mbështetur me infirmacion dhe këshilla ndërkohë që nisin procesin e përgatitjes për vitin 2025.

Ekipi i KRK, përfaqësuar nga Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Irena Topalli dhe Koordinator Programi “Rinia dhe Hapësirat rinore” Bled Iljazi u ftuan në skenë për të adresuar të ftuarit e ceremonisë dhe për të bërë kalimin simbolik të Çelësit të EYC tek zv.Kryetarja e Bashkisë së Lublin znj Beata Stepaniouk – Kuśmierzak, dhe Kryetari Z. Krzysztof Żuk.

Suksese Lublin!

Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page