KROS TEYC: Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e TiranësKROS TEYC: Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e TiranësKROS TEYC: Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e TiranësKROS TEYC: Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e Tiranës
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

E shtuna e 25 Marsit e gjen Liqenin e Tiranës të populluar nga të rinj pjesëmarrës të garës KROS.

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe “Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023”, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor realizoi Aktivitetin Sportiv: KROS TEYC, pjesë e projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’.

1500 nxënës, 20 Shkolla të Mesme të Tiranës, 80 Mësues Edukimi Fizik (MEF) dhe 35 vullnetarë, ishin pjesë e kësaj gare dhe projekti ku çdo gjimnaz u përfaqësua nga nxënësit dhe mësuesit respektivë.

Koordiantori i Programit “Rinia dhe hapësirat rinore” pranë KRK – TEYC 2022 Bledar Iljazi përgëzoi të rinjtë që iu bashkuan maratonës duke i inkurajuar ata që të shfrytëzojnë hapësirat rinore dhe aktivitetet sportive për një jetesë më të shëndetshme dhe aktive.

Të rinjtë dhe pjesëmarrësit e këtij eventi u përshëndetën edhe nga Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Andi Seferi i cili përgëzoi të rinjtë mbi angazhimin e tyre në aktivitete sportive dhe theksoi se këtë vit që Tirana mban titullin Qyteti Evropian i Sportit të rinjtë duhet të aktivizohen dhe të jenë nismëtarë të më shumë aktivitete sportive.

Qëllimi i projektit “Kampionatet Shkollore të Kryeqytetit 2022’’  është masivizimi i lëvizjes sportive në shkollë dhe konsolidimi i sistemit sportiv shqiptar për të siguruar mirëqenien dhe aktivizimin e të rinjve në aktivitete sportive.

Gara KROS TEYC u mbështet edhe nga  EMERGENCY RESPONSE ALBANIA – ERA,  të pranishëm me ambulancën e urgjencës, Policia Bashkiake, Eco-Tirana, dhe kompania e ujit Qafshtama.

 


Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page