KRK dhe KAS organizojnë Workshop mbi Integrimin e Perspektivave Rinore – Ligji i RinisëKRK dhe KAS organizojnë Workshop mbi Integrimin e Perspektivave Rinore – Ligji i RinisëKRK dhe KAS organizojnë Workshop mbi Integrimin e Perspektivave Rinore – Ligji i RinisëKRK dhe KAS organizojnë Workshop mbi Integrimin e Perspektivave Rinore – Ligji i Rinisë
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Një ndër shtyllat kryesore të punës së Kongresit Rinor Kombëtar është programi i dedikuar Monitorimit, Kërkimit dhe Vlerësimit, ku përgjatë viteve i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë vlerësimit të politikave rinore në vend dhe zhvillimeve kryesore që afektojnë sektorin rinor ne Shqipëri.

Prej 2019, Kongresi Rinor Kombëtar është angazhuar në mënyrë aktive në diskutimet paraprake të Ligjit 75/2019 “Për Rininë” si dhe ka ndërmarrë iniciativa të vazhdueshme për monitorimin e implementimit të këtij ligji, pas aprovimit të tij në vitin 2019.

Në vijim të raportit monitorues “Sfidat dhe Efektet e Zbatimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë” të lançuar në Tetor 2020, Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetjen e plotë të Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer ka vijuar punën me përditësimin e këtij raporti dhe plotësimin e gjetjeve të tij, duke përfshirë elemente të reja të cilat vijnë si pasojë e zhvillimeve që ky ligj ka pasur nga Tetor 2020 e deri më tani.

Javën e kaluar, pranë zyrave të Kongresit Rinor Kombëtar kemi zhvilluar dy takime gjysëm të strukturuara më anëtarë të Këshillit Kombëtar të Rinisë dhe përfaqësues të organizatave rinore aktive në Tiranë dhe rrethe. Qëllimi i këtyre takimeve është integrimi i përspektivave të aktorëve të ndryshëm të cilët preken në mënyrë direkte ose indirekte nga ky ligj dhe analizimi i ecurisë së Ligjit për Rininë në nivel qëndror e lokal duke renditur zhvillimet pozitive, ngerçet që ky proces ende mbart, fushat ku duhet punuar më shumë në vijim, zhvillimin e analizës SWOT si dhe hartimin e  rekomandimeve të cilat do të përfshihen në raportin pasardhës.

Kongresi Rinor Kombëtar falenderon të gjithë aktorët dhe kolëgët që janë përfshirë në mënyre aktive gjatë diksutimeve mbi Ligjin “Për Rininë” që në vitin 2019. Puna jonë për tejçimin e diskutimeve/rekomandimeve pranë aktorëve përkates vijon me qëllim gjithëpërfshirjen e organizatave dhe grupimeve rinore në proceset vendimarrëse, reagimin konstruktiv mbi proceset legjislative si dhe sigurimin e informacionit dhe trasparencës ndaj grupeve të interesit.

Për të lexuar gjetjet e raportit të vjetshëm klikoni këtu.

 


Share

Related posts

21 Qershor, 2023

Transformers 2.0 në mikrofon


Më Shumë
5 Maj, 2023

Apliko Tani: Thirrje për artikuj për Platformën “Connecting Youth”


Më Shumë
30 Prill, 2023

“PROGRAMET INTERREG IPA TË BASHKIMIT EVROPIAN: ÇFARË OFROJNË PËR TË RINJTË?”


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page