Kërkesë për Ofertë “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”.Kërkesë për Ofertë “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”.Kërkesë për Ofertë “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”.Kërkesë për Ofertë “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”.
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Kërkesë për Ofertë

Subjekti:  “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”.

Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.

Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ka nisur procedurën e prokurimit “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian”. 

  • Qëllimi dhe objektivat: 

Qëllimi kryesor i shërbimit të kërkuar është prezantimi i stafit dhe promovimi i punës dhe programeve të zbatuara në kuadër të TEYC 2022 pranë KRK, nëpërmjet krijimit të grafikave apo ilustrimeve digjitale kreative. kompanitë e marketingut dixhital pritet të ketë kapacitetin për të ideuar dhe menaxhuar një fushatë marketingu me qëllim provomovimin e stafit të TEYC 2022 me anë të ilustrimeve digjitale. Të jetë e gatshme për realizimin e ilustrimeve grafike për promovimin e aktiviteteve të realizuara nga organizatat në kuadër të titullit me qëllim për përforcimin e prezencës digjitale të TEYC dhe KRK në përputhje me Strategjinë e Komunikimit dhe Marketingut.

Ky qëllim do të konkretizohet për disa shërbime, të cilat i kërkohen kompanisë së Marketingut. Ato janë si më poshtë:

  1. Mbulim i grafikave promovuese – 8 Programe TEYC 2022:
  • – Grafika plotësuese për rrjete sociale;
  • – Grafika plotësuese për përdorim online web/email etj;
  • – Brandimi dhe editimi i fotove;
  • – Grafika për produktet promocionale;
  • – Krijim i grafikave promovuese për promovimin e stafit.
  1. Brandim i aseteve komunikuese të eventeve të organizatave partnere për projekt ide dhe bashkëpunime:
  • – Dizenjim i aseteve komunikuese të aktiviteteve të organizatave;
  • – Dizenjimi i materialeve të nevojshme; banner; flyer; agenda; powerpoint template; broshurës etj.;
  • – Brandimi dhe konceptimi i imazhit të eventeve të organizatave.
  1. Fushatë për promovimin e stafit nëpërmjet digital arts:
  • – Konceptim dhe ideim i fushatës;
  • – Menaxhimi dhe ndjekja e fushatës;
  • – Konceptim dhe realizimi i digital arts.

Më poshtë listohen të gjitha shërbimet e nevojshme që duhet të merren në konsideratë për realizimin e punes së kërkuar:

Kushtet për Shërbimin: 
  • Ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave që mund të krijohen ose zbulohen nga mbledhja dhe interpretimi i informacioneve gjatë punës;
  • Gatishmëri në përmbushjen e detyrimeve lidhur me shërbimin e kërkuar dhe kapacitete për sigurimin e cilësisë së lartë të produktit;
  • Përkushtim për sigurimin dhe dorëzimin e produktit sipas afatit kohor të përcaktuar dhe të dakordësuar në kontratën e bashkëpunimit;
  • Lëshim i faturës së rregullt tatimore për shërbimin e ofruar, shoqëruar me raportin e punës;
  • Respektimi dhe njohja e Strategjisë së Komunikimit dhe Marketingut për TEYC2022/KRK.

Detajet e kërkuara për shërbimet më sipër:

Mbulim i grafikave promovuese – 8 Programe TEYC 2022 – Detajet e kërkuara: 
  • Grafika plotësusese për rrjete sociale;
  • Grafika plotësuese për përdorim online web/email etj;
  • Brandimi dhe editimi i fotove; 
  • Grafika për produktet promocionale dhe materiale promovimi; 
Brandim i aseteve komunikuese të eventeve të organizatave – Detajet e kërkuara:

Dizenjim i aseteve komunikuese të aktiviteteve të organizatave dhe partnerëve për projekt ide dhe bashkëpunëtorë në kuadër të TEYC2022; duke përfshirë këtu dizenjimi i materialeve të nevojshme si dhe brandimin dhe konceptimin e imazhit të eventeve në këtë kuadër.

Fushatë për promovimin e stafit nëpërmjet digital arts – Detajet e kërkuara:
  • Konceptim dhe ideim i fushatës;
  • Menaxhimi dhe ndjekja e fushates;
  • Konceptim dhe realizimi i digital arts.
Rezultatet e pritshme:
  • Ideimi dhe menaxhimi i nje fushave promovuese për prezantimin e stafit të TEYC 2022 me anë të ilustrimeve digjitale.
  • Realizimi i ilustrimeve digjitale për fushatën promovuese të stafit të TEYC 2022.
  • Brandimi i aseteve komunikuese për aktivitete e organizuara nga organizata ne kuader te TEYC 2022
  • Relaizimi i grafikave sipas kërkesave për promovimin e aktiviteteve të organizuara nga organizatat në rrjetet sociale të TEYC 2022.
  • Realizimi i ilustrimeve kreative për perdorim online.
  • Realizimi i grafikave kreative për produkte promocionale në kuadër të 8 programeve të TEYC 2022.
MATERIALET PËR DORËZIM
  • Prezantim të shkurtër të profilit të kompanisë dhe Portofolio;
  • Referenca nga punë të ngjashme (ekperiencë me organizata jo fitimprurëse përbën avantazh); 
  • Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
  • Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit;
  • Prezantim të plotë të propozimit në formë të printuar për të gjithë elementët e përfshirë në kërkesë.
PROCESI, METODAT DHE KRITERET E VLERËSIMIT

Propozimet do të vlerësohen bazuar në analizën kumulative, duke marrë parasysh kombinimin e kualifikimeve të aplikantit dhe propozimit financiar. Kontrata duhet t’i jepet aplikantit, oferta e të cilit është vlerësuar dhe përcaktuar si:

  1. E pajtueshme/e pranueshme teknikisht;
  2. Duke marrë rezultatin më të lartë nga një grup i paracaktuar kriteresh teknike dhe financiare të ponderuara specifike për kërkesën.
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM

Aplikantët duhet të paraqesin në zyrën e KRK për shqyrtim:

  • NIPT dhe Ekstraktin e Shoqërisë;
  • Referenca nga punë të ngjashme (ekperiencë me organizata jo fitimprurëse përbën avantazh); 
  • Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
  • Prezantim të plotë të propozimit në formë të printuar për të gjithë elementët e përfshirë në kërkesë.
Kohëzgjatja : 9 muaj
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues, me mbishkrimin “Shërbime Marketing Digjital dhe Dizajni Grafik”, brënda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të veçantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues.

Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formës Formulari i Ofertës – Aneks 1 bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.

Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit financiar, do të sjellë skualifikim.

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 1, Shk. 1/28, Tiranë, Shqipëri.

AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
  • Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 04 Mars 2022, ora 10:00.
  • Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 03 Mars 2022, ora 14:00. 

(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)Mbani parasysh se kjo adresë elektronike mund të përdoret vetëm për pyetje sqaruese dhe jo për dorëzim ofertash. Çdo ofertë që do të dërgohet në këtë adresë elektronike do të skualifikohet.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)

HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:

Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:

Në datën: 02 Shkurt 2022, ora 12:00.

Në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 1, Shk. 1/28, Tiranë,Shqipëri.

 

Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.

Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.

 

Metoda e Vlerësimit:

Cilësia e propozimeve teknike do të vlerësohet në përputhje me kriteret e dhënies dhe peshën përkatëse siç detajohet më poshtë:

Vlerësimi Teknik (maksimum prej 70 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 49 pikèsh).

  • Konceptimi vizual (deri në 20 pikë );
  • Përmbushja e kërkesave dhe kushteve të vendosura (deri në 25 pikë);
  • Zgjidhja e propozuar, funksionaliteti (deri në 25 pikë).

(Propozimet tè cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 49 pikë për kriteret teknike të vlerèsimit nuk do të Konsiderohen për                 vlerësim të mëtejshëm)

  • Çmimi 1 ofruar (deri në 30 pikë)

 

KUSHTET / DETYRIMET E PËRGJITHSHME 

Kontraktuesi do të përfundojë detyrën e përcaktuar në Termat e Referencës për këtë kontratë me kujdesin e duhur, efikasitet dhe eficiencë, në përputhje me teknikat dhe praktikat profesionale të dakordësuara. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, Kontraktuesi duhet të përmbahet nga çdo sjellje që mund të ndikojë negativisht në veprimtarinë e KRK dhe nuk duhet të përfshihet në asnjë aktivitet që është në kundërshtim me udhëzimet administrative dhe politikat dhe procedurat e KRK. Kontraktuesi duhet të ushtrojë diskrecionin maksimal në të gjitha çështjet që lidhen me këtë kontratë.

Përveçse kur autorizohet ndryshe nga zyrtari përkatës i KRK, Kontraktuesi nuk duhet t’i komunikojë në asnjë moment medias ose ndonjë institucioni, personi, qeverie ose subjekti tjetër jashtë KRK, çdo informacion që nuk është bërë publik. Kontraktuesi nuk mund ta përdorë këtë informacion pa autorizimin me shkrim të KRK dhe në asnjë rrethanë nuk do ta përdorë këtë informacion për përfitimin e tij ose të saj privat ose të të tjerëve. Këto detyrime nuk shuhen me përfundimin e kontratës.

ANEKSI 1

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page