Kërkesë për Ofertë “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik  Për Evente, Aktivitete dhe FushataKërkesë për Ofertë “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik  Për Evente, Aktivitete dhe FushataKërkesë për Ofertë “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik  Për Evente, Aktivitete dhe FushataKërkesë për Ofertë “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik  Për Evente, Aktivitete dhe Fushata
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

Lënda:  Kërkesë për Ofertë “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik    Për Evente, Aktivitete Dhe Fushata”

Drejtuar: Subjekteve që kanë veprimtari të tyre objektin e prokurimit.

Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.

QËLLIMI & OBJEKTIVAT, REZULTATET E PRITSHME

Qëllimi kryesor i shërbimit të kërkuar është zhvillimi i vazhdueshëm i brand-it TEYC 2022 dhe i aktivitetete të shumëllojshme të komunikimit si dhe promovimi i punës dhe programeve të zbatuara në kuadër të TEYC 2022 pranë KRK, nëpërmjet kontentit rinor dhe kreativ. Kompania e komunikimit dhe marketingut pritet të ketë kapacitetin për të ideuar dhe krijuar të gjitha grafikat dhe materialet e nevojshme per mbulimin e marketing dixhital si dhe ndjekjen dhe menaxhimin e fushatave ne rrjetin social Tik Tok apo menaxhimin e story-ve ne Instagram, dixhital për përforcimin e prezencës digjitale të TEYC dhe KRK në përputhje me Strategjinë e Komunikimit dhe Marketingut. Ky qëllim do të konkretizohet per disa shërbime të cilat i kërkohen Kompanisë. Ato janë si më poshtë:

  1. Shërbimet e Dizajn Grafik dhe Zhvillim Kreativ i Brand-it:

Dizajnimi i materialeve promovuese – broshura, postera, flamura, fletëpalosje, fletushka, ftesa, materiale shtypi, materiale promovimi të ngjashme;

Propozime për brendim kreativ i hapësirave reklamuese të brendshme dhe të jashtme;

Propozime për dizajn të produkteve promocionale;

Identiteti i Brendit dhe Zhvillimi i Brendit duke përfshirë: Zhvillimi Kreativ i Brand-it dhe Zhvillimi Artistik i Brand-it;

Propozime Kreative për kanalet online dhe offline të punës së departamentit të komunikimit si dhe mbështetje ndaj ekipit sipas nevojave;

Zhvillimi i Vazhdueshëm i Strategjise së Brendit (propozime/ide të vazhdueshme gjatë gjithë vitit 2022);

TEYC 2022 Newsletter.

  1. Strategjia e Brand-it dhe Implementimi i plotë i Koncepteve Kreative dhe Aktiviteteve Promovuese të miratuara 

Propozime për krijimet artistike dhe promovuese sipas nevojave të departamentit të komunikimit;

Shërbime të Dizajnit Grafik për materiale promovuese;

Zhvillimi i Strategjisë së Mesazheve dhe Sloganeve si dhe promovim i tyre;

Materiale për prezantime zyrtare;

Reklama statike për mobile dhe ëeb;

Dizajnimi i fushatave të brendshme për nevojat e TEYC2022-KRK;

Propozime kreative për evente të vetme dhe përkrahje për nevojat e TEYC 2022-KRK;

Planifikim Operativ i Fushatave;

Brendim i eventeve dhe aktiviteteve të realizuara në kuadër të TEYC 2022;

Mbështetja, dizajni dhe konsulenca për programin e eventeve;

Materiale Speciale të personalizuara për evente.

  1. Mbështetje me implementimin e strategjisë dhe menaxhim i kanaleve dixhitale, menaxhim dixhital i eventeve

Mbështetje me strategjinë për kanale dixhitale përfshirë propozime dhe punë kreative për implementimin për audiencat e targetuara;

Implementim i strategjisë së kanaleve dixhitale,

Dizajnimi i përmbajtjes (statike apo animuar) dhe publikimi;

Reklamimi në rrjete sociale dhe menaxhimi i buxhetit;

Raportimi i rregullt mujor i indikatorëve kryesor në rastin e fushatave digjitale në rrjete sociale;

Përmbajtje GIF’s dhe video postime;

Krijimi i ideve dhe përmbajtjes me potencial viral;

Menaxhim i eventeve te TEYC permes biletave elektronike dhe platformave digjitale;

Skenimi i biletave për verifikim të pjesëmarrësve;

Raportim i pjesëmarrësve prezent në event.

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM:

Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Nipti dhe Ekstrakti historik;
  • Prezantim të shkurtër të profilit të kompanisë dhe Portofolio;
  • Zbatimi i projekteve të ngjashme të realizuara në sektorin privat apo publik (kontratë, fatura tatimore të lëshuara si dhe dokument që verteton realizimin me sukses të projekteve);
  • Referenca nga punë të ngjashme (ekperiencë me organizata Jo fitimprurëse përbën avantazh);
  • Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
  • Dokument vërtetues për pronësinë e platformës së menaxhimit të eventeve;
  • Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit;
  • Subjekti ofertues duhet të ketë të paktën 4 punonjës, në fushat e dizajnit grafik, drejtimit artistik, koordinimit të eventeve, menaxhimin e aktiviteteve të komunikimit, për të cilët do të paraqesë CV dhe diplomat/certifikimet përkatëse;
  • Prezantim të plotë të propozimit në formë të printuar për të gjithë elementët e përfshirë në kërkesë.

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjektet aplikues, me mbishkrimin “Shërbime Dizajn Grafik, Promovim dhe Komunikim Strategjik për Evente, Aktivitete dhe Fushata në kuadër të TEYC 2022”, brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të vecantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjektet aplikues.

Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formës Formulari i Ofertës – Aneksi 1 bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.

Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit teknik, do të sjellë skualifikim.

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 1, Shk. 1/28, Tiranë, Shqipëri.

Nëse dokumentacioni dorëzohet në rrugë elektronike duhet të dërgohet në adresën e-mail prokurime@krk-teyc2022.al.  Oferta duhet të jetë në një format PDF ose format imazhi JPEG.

AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:

  • Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 31 Mars 2022, ora 17:00.
  • Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 30 Mars 2022, ora 17:00.

(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-tiranaeyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022).

Për informacionin e detajuar mbi Kërkesën për Ofertë si dhe Aneksin nr.1 – formulari i Ofertës, klikoni më poshtë:

Shkarko Dokumentin

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page