
KËRKESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe realizimeve të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të titullit {Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022} nëpërmjet Ekraneve LED në qytetin e Tiranës”.
Drejtuar: Subjekteve që kanë veprimtari të tyre objektin e prokurimit.
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ka nisur procedurën e prokurimit “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian”.
QËLLIMI & OBJEKTIVAT, REZULTATET E PRITSHME
Qëllimi kryesor i shërbimit të kërkuar është zhvillimi i vazhdueshëm i brand-it TEYC 2022 dhe i aktivitetete të shumëllojshme të komunikimit si dhe promovimi i punës dhe programeve të zbatuara në kuadër të TEYC 2022 pranë KRK, nëpërmjet kontentit rinor dhe kreativ. Subjekti i specializuar duhet të sigurojë promovim në Ekranet Led në qytetin e Tiranës, sipas nevojave, për 150 ditë përgjatë periudhës Janar – Qershor 2023. Subjekti duhet të ketë kapacitet e nevojshme për rritjen e vizibilietit nëpërmjet shfaqes në ekrane LED në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës për përforcimin e prezencës digjitale të TEYC dhe KRK në përputhje me Strategjinë e Komunikimit dhe Marketingut. Ky qëllim do të konkretizohet nga subjekti nëpërmjet shërbimit të kerkuar si më poshtë:
1. Shërbim i Rritjes së Vizibilitetit të veprimtarisë dhe realizimeve të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të titullit {Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022} nëpërmjet Ekraneve LED në qytetin e Tiranës:
Subjekti fitues do të bëjë të mundur vizibilitetin dhe promovimin e veprimtarisë dhe realizimeve të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë nëpërmjet shfaqes së vazhdueshme të spoteve në ekrane led me përmasa të pakten 10m2 secili, në 28 pika kyçe me vizibilitet të madh në qytetin e Tiranës për 150 ditë. Kohëzgjatja minimale e spoteve duhet të jetë të paktën 15 sekonda. Shpeshtësia e shfaqes së spoteve duhet të jete minimalisht 800 herë në ditë. Orari i shfaqes duhet të jete me intervale dhe duhet të shfaqen në oraret me vizibilitet të larte, nga ora 8:00 deri në orën 21:00.
Kushtet për Shërbimin:
- Ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave që mund të krijohen ose zbulohen nga mbledhja dhe interpretimi i informacioneve gjatë punës;
- Gatishmëri në përmbushjen e detyrimeve lidhur me shërbimin e kërkuar dhe kapacitete për sigurimin e cilësisë së lartë të produktit;
- Përkushtim, siguri dhe seriozitet sipas çfar do të dakordësohet në kontratën e bashkëpunimit;
- Lëshim i faturës së rregullt tatimore për shërbimin e ofruar, shoqëruar me raportin e punës;
- Respektimi dhe njohja e Strategjisë së Komunikimit dhe Marketingut për TEYC2022/KRK.
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM, PROCESI DHE METODAT
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Nipti dhe Ekstrakti historik;
- Prezantim të shkurtër të profilit të kompanisë;
- Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake;
- Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Tatimore;
- Subjekti duhet të paraqesë realzimin e kontratave të ngjashme me shërbimin e kërkuar në këtë proçedurë;
- Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës, e shprehur në çmim për ditë shërbimi dhe në total për ditët e kërkuara;
- Dokument vërtetues të pronësisë apo marrjes në përdorim të ekraneve led të kërkuar (Ky kriter plotësohet nëpërmjet paraqitjes të faturave të blerjes apo kontratës së përdorimit apo marrjes me qera të ekraneve, ap ndonjë dokument tjetër ligjor);
- Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit;
- Deklaratë se subjekti ofertues plotëson të gjitha kriteret dhe kapacitete e kërkaura nga ana e Autoritetit Kontraktor;
- Hartë propozimi të vendosjes së ekraneve led.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjektet aplikues, me mbishkrimin “Shërbim i Vizibilitetit të veprimtarisë dhe realizimeve të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë në kuadër të titullit {Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022} nëpërmjet Ekraneve LED në qytetin e Tiranës, brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të vecantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjektet aplikues.
Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formës Formulari i Ofertës – Aneksi 1 bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.
Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit teknik, do të sjellë skualifikim.
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip.
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rr. “Dervish Hatixhe”, Pallati “Moxart”, hyrja 1, kati 1, Tiranë, Shqipëri.
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 16 Janar 2023, ora 16:00.
- Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 13 Janar 2022, ora 16:00.
(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-tiranaeyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022).
HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:
Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:
Në datën: 16 Janar 2023, ora 16:00.
Në adresën: Rr. “Dervish Hatixhe”, Pallati “Moxart”, hyrja 1, kati 1, Tiranë, Shqipëri.
Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.
Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.
PROCESI, METODAT DHE KRITERET E VLERËSIMIT
Propozimet do të vlerësohen bazuar në analizën kumulative, duke marrë parasysh kombinimin e kualifikimeve të aplikantit dhe propozimit financiar. Kontrata duhet t’i jepet aplikantit, oferta e të cilit është vlerësuar dhe përcaktuar si:
- E pajtueshme/e pranueshme teknikisht;
- Duke marrë rezultatin më të lartë nga një grup i paracaktuar kriteresh teknike dhe financiare të ponderuara specifike për kërkesën.
Në vlerësimin e analizës kumulative, rëndësia përkatëse ndërmjet pikëve teknike dhe financiare do të pritet si raport 70/30.
Vlerësimi Teknik – max. 70 pikë (nënkriteret gjithsej = 100%)
Cilësia e propozimeve teknike do të vlerësohet në përputhje me kriteret e dhëna dhe peshën përkatëse siç detajohet më poshtë;
- Përshtatshmëria e Propozimit me Shërbimin; 70 pike
- Dokumentacioni ligjor i kërkuar në kriteret e kualifikimit; (40 pikë)
- Propozimi i pozicionimit të ekraneve led të kërkuar (30 pikë)
Vlerësimi Financiar – max. 30 pikë
Propozimi financiar do të vlerësohet mbi përshtatshmërinë e tij me dhënien e rezultateve të përgjithshme dhe nëse shpërndahet siç duhet sipas propozimit të bërë.
Kohëzgjatja : 150 ditë
KUSHTET / DETYRIMET E PËRGJITHSHME
Kontraktuesi do të përfundojë detyrën e përcaktuar në Termat e Referencës për këtë kontratë me kujdesin e duhur, efikasitet dhe eficiencë, në përputhje me teknikat dhe praktikat profesionale të dakordësuara. Gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, Kontraktuesi duhet të përmbahet nga çdo sjellje që mund të ndikojë negativisht në veprimtarinë e KRK dhe nuk duhet të përfshihet në asnjë aktivitet që është në kundërshtim me udhëzimet administrative dhe politikat dhe procedurat e KRK. Kontraktuesi duhet të ushtrojë diskrecionin maksimal në të gjitha çështjet që lidhen me këtë kontratë.
Përveçse kur autorizohet ndryshe nga zyrtari përkatës i KRK, Kontraktuesi nuk duhet t’i komunikojë në asnjë moment medias ose ndonjë institucioni, personi, qeverie ose subjekti tjetër jashtë KRK, çdo informacion që nuk është bërë publik. Kontraktuesi nuk mund ta përdorë këtë informacion pa autorizimin me shkrim të KRK dhe në asnjë rrethanë nuk do ta përdorë këtë informacion për përfitimin e tij ose të saj privat ose të të tjerëve. Këto detyrime nuk shuhen me përfundimin e kontratës.