Kërkesë për Ofertë “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit EvropianKërkesë për Ofertë “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit EvropianKërkesë për Ofertë “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit EvropianKërkesë për Ofertë “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

KËRKESË PËR OFERTË 

Subjekti:          Kërkesë për Ofertë “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian”.

Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore.Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre.Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.

Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ka nisur procedurën e prokurimit“Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian”.

  1. Qëllimi dhe objektivat:
  • Qëllimi kryesor i shërbimit të kërkuar është promovimi i titullit TEYC 2022, i vlerave dhe programit të tij në strukturat e BE-së, të vendeve anëtare kryesore dhe pranë institucioneve ndërkombëtare multilaterale me fokus dhe/ose që prekin rininë, me synimrritjen e vizibilitetit të TEYC 2022 dhe ndikimin pozitiv në axhendat rinore kombëtare dhe rajonale.
  • Mëspecifikisht, kyshërbim:

–    Duhet të ofrojë mbështetje thelbësore për TEYC 2022 në advokim dhe lobim në BE;

–    Duhet të kontribuojë në rritjen e informimit/vizibilitetit të brendit të TEYC 2022 në Bruksel dhe në vende të tjera anëtare;

–    Duhet të identifikoje modalitete të reja inovative dhe me impakt të lartë që mundësojnë partneritete afatgjata mes aktorëve rinorë shqiptarë dhe atyre evropianë.

Rezultate të pritshme:

  • Një plan specifikvizibilitetidheadvokimi nëharmoni me planin përkatës të TEYC 2022;
  • Identifikimin, planifikimin dhe organizimini të paktën 6 aktiviteteve specifike për të siguruar vizibilitet dhe impakt strategjik në BE dhe/apo vende anëtare të BE, ku TEYC dhe aktorët e tij do të kenë mundësinë të prezantohen dhe të krijojnë network strategjik që Këto aktivitete do të shërbejnë si hapësira/platforma prezantimi dhe rrjetëzimi të TEYC pranë institucioneve ndërkombëtare dhe të vendeve anëtare relevante dhe përfshirëse të diasporës elitare/të suksesshme shqiptare në BE;
  • Të paktën 5 mbulime mediatike në media prestigjoze europiane;
  • Harmonizim në kohë reale me aktivitetet e komunikimit në Shqipëri te TEYC

PËRSHKRIMI I DETYRAVE

Detyrat do të kalojnë nëpër fazat e mëposhtme:

  • Faza fillestare: kontraktori do të duhet të dorëzojë planin e detajuar tëshërbimit jo më vonë se dy javë pas nënshkrimit të kontratës.
  • Faza e zbatimit: palët do të sigurojnë përputhje dhe koordinim në zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në kontratë.
  • Faza e përmbylljes: Raport përfundimtar të aktiviteteve, përfshirë dokumentacionin shoqerues.

Periudha ose kohëzgjatja e parashikuar e përfundimit: 12 muaj

KËRKESAT PËR KUALIFIKIM:

Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dokumentacion që vërteton eksperiencën prej të paktën 7 vjet përvojë në manaxhim projektesh dhe iniciativash që përfshijne rininë, në nivelin kombëtar dhe rajonal, dhe të rrjetit përkatës të partnerëve.
  2. Dokumentacion që vërteton eksperiencën prej të paktën 8 vjet përvojë në fushën e hulumtimeve, politikë-bërjes dhe aktiviteteve në fushat e integrimit evropian, bashkëpunimit rajonal, përfshirëprocesin e Berlinit, dhe qeverisjes së mirë, mundësisht duke specifikuar dhe impaktin.
  3. CV e stafit kyc që do të përfshihen në dhënien e shërbimit të kërkuar (staf duhet të dëshmojë aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërpersonale dhe të shkruar, aftësi analitike dhe konceptuale).
  4. Shembuj të punëve të kaluara të suksesshme (ose referenca nga marrësit e shërbimit), të përshtatshme me shërbimin e kërkuar (janë të nevojshme dhe duhet të përfshihen në propozim).
  5. Të dëshmojnë eksperiencë të konsoliduar pune dhe/apo partneritete me institucione të BE-së, vende anëtare, organizata rajonale.

MATERIALET PËR DORËZIM PËR PLOTËSIMIN E KËRKESAVE PËR KUALIFIKIM

Aplikantët duhet të paraqesin në zyrën e KRK për shqyrtim:

  1. Përpropoziminteknik:
    1. Niptin e subjektit;
    2. Prezantim të profilit të kontraktorit – përmbledhje e përvojës së mëparshme të punës në përmbushje të pikës 1dhe 2 të kritereve të kualifikimit;
    3. Listën dhe profilet (CV-të e fokusuara) estafit kyç që do të angazhohet në zbatimin e detyrave të kontratës në përmbushje të pikës 3 të kritereve të kualifikimit;
    4. Referenca nga shërbime të ngjashme dhe dokumenta dëshmues për plotësimin e pikës 4 dhe 5 të kritereve të kualifikimit;
    5. Metodologjia e propozuar në përputhje me Termat e Referencës, duke përfshirë: një plan të qartë aktivitetesh, përshkrim të qartë të impaktit të synuar dhe qasjes në arritjen e objektivave, përshkrim të përgjegjësive të ekipit zbatues – (Maksimum prej 5 faqesh).
  1. Propozimin financiar sipas Aneksit nr. 1 bashkë

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues, me mbishkrimin “Rritja e impaktit te programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë2022 në politikat e Bashkimit Evropian”, brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të vecantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues.

Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formësFormulari i Ofertës– Aneks 1bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë.

Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit financiar, do të sjellë skualifikim.

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip.

Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Rr. “AbdylFrashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri

AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:

  • Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertavedo të jetë data: 31Janar2022, ora 10:00.
  • Afatiifunditkohorpërpyetjesqaruesedo tëjetë data: 27Janar 2022, ora 14:00.

(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)Mbani parasysh se kjo adresë elektronike mund të përdoret vetëm për pyetje sqaruese dhe jo

përdorëzim ofertash. Çdo ofertë që do të dërgohet në këtë adresë elektronike do të skualifikohet.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)

HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:

Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:

Në datën:         31 Janar 2022, ora 12:00.

Në adresën:      Rr. “Abdyl Frashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri.

Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.

Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht. 

Metoda e Vlerësimit:

Vlerësimi Teknik – max. 70 pikë (nënkriteret gjithsej = 100%)

Cilësia e propozimeve teknike do të vlerësohet në përputhje me kriteret e dhënies dhe peshën përkatëse siç detajohet më poshtë:

  1. Përshtatshmëria e propozimit me objektivat e sherbimit 30 %
  • Cilësia dhe përputhshmëria e propozimit (20 %)
  • Plani i punës përfshin një afat kohor dhe pika të qarta (10 %)
  1. Përvojëpunelidhur me shërbimin                                                        40 %
  • Zbatimiiprojektevetëngjashme             (30%)
  • Eksperiencatëngjashme në sektor             (5%)
  • Partneritete/pune ne rajon dhe BE             (5%)
  1. Portofoliikontraktorit 30 %
  • Profiliikontraktorit në përputhje me kerkesat (15%)
  • Aftesitëprofesionaletëstafit në përputhje me kërkesat (15%)

Vlerësimi Financiar – max. 30 pikë

 

Formulari

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page