Kërkesë për ofertë për blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Kërkesë për ofertë për blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Kërkesë për ofertë për blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”Kërkesë për ofertë për blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

KËRKESË PËR OFERTË

Lënda : Kërkesë për ofertë për blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” nga Kongresi Rinor Kombëtar.

Drejtuar:         Subjekteve të cilët, kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare, objektin e prokurimit.

Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.

Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me partnerët e tij, është duke vijuar me përgatitjet e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë vitit të ardhshëm.

Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të projektit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka nisur procedurën e prokurimit për “Blerje artikuj promovues për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Më poshtë listohen artikujt promovues që do të prokurohen:

  1. Çantë;
  2. Shishe termike;
  3. Kupë Termike;
  4. Xhaketë Unisex;
  5. Filxhan.

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:

  • Kopje të NIPT-it dhe Ekstraktit Historik të Biznesit;
  • Vertetim që subjekti nuk ka detyrime ndaj administratës tatimore;
  • Vertetim që subjekti nuk ka detyrime bashkiake të pa paguara; 
  • Dëshmi penaliteti të administratorit/ve, ortakut/ortakëve;
  • Nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë profesionale;
  • Të gjithë produktet e ofertuar duhet të shoqërohen nga skeda teknike në gjuhën shqipe dhe deklarata e garancisë lëshuar nga ofertuesi;
  • Në orën dhe datën e caktuar për dorëzimin e ofertave, duhet të dorëzohet edhe nga një mostër për secilin artikull të kërkuar.
  • Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
  • Të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuar apo mosparaqitjes së motrave të mallit në datën dhe orën e caktuar, përbën kusht skualifikues.

 

Ofertuesi do të marrë përsipër edhe transportin e mallit pranë zyrave të KRK-së.

Logimi i artikujve do të bëhet me logon sipas aneksit nr.2, bashkëlidhur ftesës për ofertë.

Kohëzgjatja e Kontratës: Produktet do të dorëzohen brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

 

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:

Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:

  •       Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjekti aplikues, me mbishkrimin “Blerje artikuj promovuese për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Dorëzimi i dokumentacionit se bashku me një mostër për çdo artikull të kerkuar duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:   Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 1, Shk 1/28, Tiranë, Shqipëri.     
  • Elektronikisht në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al. 

 

AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:

  • Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave dhe mostrave të secilit artikull të kërkuar do të jetë data: 17 Mars 2022, ora 12:00.
  • Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 16 Mars 2022, ora 16:00. 

(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al ).

HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:

Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:

Në datën: 17 Mars 2022, ora 14:00.

Në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi “Green Park”, Kulla 1, Shk 1/28, Tiranë, Shqipëri.

Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.

Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

 

Aneksi 

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page