
KËRKESË PËR OFERTË
Subjekti: Kërkesë për Ofertë Pajisje Kompjuterike (IT) Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore.Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre.Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me partnerët e tij, është duke vijuar me përgatitjet e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë vitit të ardhshëm.
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të projektit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka nisur procedurëne prokurimit për Pajisje Kompjuterike (IT) për përdorim zyre.
Më poshtë listohen produktet IT që do të prokurohen:
- Kompjutera;
- Laptopë;
- Printera;
- Tonera;
- Video projektorë;
- Ekran projektimi;
- Televizor;
- Server;
- Mikser;
- Aplifikues tensioni;
- Mikrofon;
- Ekran jeshil.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të NIPT-it dhe ekstraktit historik të biznesit;
- Të gjithë produktet e ofertuar duhet të shoqërohen nga certifikatat përkatëse të markës dhe garancisë;
- Foto të produkteve tëofruara (bashkëngjitur modeleve përkatëse të ofertuara);
- Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
- Të japë të dhëna të sakta të personit tëkontaktit.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuar përbën kusht skualifikues.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:
1.Dorëzimi fizik i dokumentavenë një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur ngasubjektet aplikues, me mbishkrimin “Ofertë për Produkte IT për Kongresin
Rinor Kombëtar (në kuadër të Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”).Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rr. “Abdyl Frashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri.
2. Elektronikisht në adresën e emailit prokurime@krk-teyc2022.al.
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertavedo të jetë data: 31Janar 2022, ora 16:00.
- Afati i fundit kohor për pyetjesqaruese do të jetë data: 27 Janar 2022, ora 18:00.
(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al).
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)