
KËRKESË PËR OFERTË
Subjekti: Kërkesë për Ofertë Mobilje zyre Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësiprej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me partnerët e tij, është duke vijuar me përgatitjet e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë vitit të ardhshëm.
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të projektit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka nisur procedurën e prokurimit për Mobilje për përdorim zyre.
Më poshtë listohen produktet që do të prokurohen:
- Tavolina zyre;
- Karrige zyre;
- Kolltukë;
- Dollapë;
- Etazherë;
- Ulëse.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të NIPT-it dhe ekstrakti thistorik të biznesit;
- Të gjithë produktet e ofertuar duhet të shoqërohen nga skicat përkatëse (duke shënuar numrin që i korrespondon numrit të artikullit në listën e këtij dokumenti), ose foto për produktet që tregtohen të gatshme;
- Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
- Të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuar përbën kusht skualifikues.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:
- Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjektet aplikues, me mbishkrimin “Ofertë për Mobilje Zyre për Kongresin Rinor Kombëtar (në kuadër të Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”).
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rr. “AbdylFrashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri.
- Elektronikisht në adresën e emailit prokurime@krk-teyc2022.al.
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do tëjetë data: 02 Shkurt 2022,ora 16:00.
- Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 31Janar 2022, ora 18:00.
(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al).
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)