
FTESË PËR OFERTË
Kërkesë për Ofertë: Mirëmbajtja e faqes Web dhe Ndërtimi i Aplikacionit nga Kongresi Rinor Kombëtar
Subjekti: Kërkesë për Ofertë – Mirëmbajtja e faqes Web dhe Ndërtimi i Aplikacionit nga Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësiprej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri; për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave rinore. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, forcimi i kapaciteteve të organizatave rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me partnerët e tij, është duke vijuar me përgatitjet e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë vitit të ardhshëm.
Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të projektit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ka nisur procedurën e prokurimit për mirëmbajtjen e faqes zyrtare web dhe ndërtimin e aplikacionit.
Më poshtë listohen të gjitha shërbimet e nevojshme që duhet të merren në konsideratë për realizimin e suksesshëm të 2 (dy) shërbimeve të kërkuara:
Kushtet për Shërbimin e mirëmbajtjes së faqës WEB:
- Ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave që mund të krijohen ose zbulohen nga mbledhja dhe interpretimi i informacioneve gjatë ndërtimit të platformës;
- Gatishmërinë për mbushjen e detyrimeve lidhur me shërbimin e kërkuar dhe kapacitete për sigurimin e cilësisë së lartë të produktit;
- Përkushtim për sigurimin dhe dorëzimin e produktit sipas afatit kohor të përcaktuar dhe të dakordësuar në kontratën e bashkëpunimit;
- Lëshim i faturës së rregullt tatimore për shërbimin e ofruar, shoqëruar me raportin e punës;
- Kryerja e trajnimit të stafit me cilësi dhe përgjëgjësi;
- Sigurimi i aksesit të plotë në platformë nga stafi i TEYC2022 gjatë periudhës së mirëmbajtjes dhe pas dorëzimit final.
Ndërtimi i Aplikacioni– Detajet e kërkuara:
- Aplikacioni do të jetë i aksesueshëm nga adoleshentë, të rinj dhe gjithë grupet e interesuara;
- Përdoruesit mund të informohen për evente ose lajme të ndryshme me pop-up ose shfaqje në aplikacion si ikonë e re;
- Aplikacioni duhet të jetë lehtësisht i përdorshëm nga një person i zyrës si administrator, i cili mund të hedhë aty lajme dhe materiale të herë pas hershme. Administratori duhet të ketë akses shumë të lehtë për rubrikat lajme dhe evente dhe në ndërtimin e aplikacionit;
- Do të realizojë diskutime paraprake me personat përkatës të stafit TEYC2022 për të njohur pritshmëritë mbi aplikacionin telefonik që do të ndërtojë;
- Të konceptualizojë dhe të propozojë versione të ndryshme të aplikacionit, të cilat më pas do të diskutohen dhe do të përzgjidhet alternativa më e përshtatshme;
- Aplikacioni duhet të dizenjohen për platfomat Android dhe IOS;
- Të projektojë dhe të zhvillojë teknikisht të gjitha kategoritë që do të vendosen në aplikacion;
- Të zhvillojë një manual përdorimi për aplikacionin në një gjuhë të thjeshtë;
- Të sigurojë trajnimin e stafit që do të menaxhojë aplikacionin.
Rezultatet e pritshme:
- Të mbulohet akomodim në server për 1 (një) vit;
- Aplikacioni duhet të jetë i adaptueshëm në PlayStore dhe AppleStore;
- Aplikacioni për të dyja platformat duhet të jetë aktiv jo mëvonë se data 10 Shkurt 2022;
- Të sigurohet garanci për teknikat e kodifikimit për sigurimin e mbrojtjes së informacionit dhe konfidencialitetit;
- Të ofrohet mirëmbajtje e aplikacioneve për 1 vit;
- Të sigurohet trajnim i stafit për vijueshmërinë e hedhjes së informacionit;
- Të ofrohen shërbimet (njoftime, kontakt, etj.);
- Të ofrohet grupimi i informacionit sipas kategorive të përcaktuara në strukturë;
- Të gjenerohet informacion për grupim të dhënash në database;
- Të ofrojë mundësi njoftimi eventesh.
Kushtet për Shërbimin:
- Të sigurohen shërbime personalizimi si dizenjim i personalizuar si edhe shpërndarje automatike e informacionit nga menaxhuesi i platformës;
- Të sigurohet mbrojtje dhe nivele me përzgjedhje për privatësinë e anëtarëve;
- Ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave që mund të krijohen ose zbulohen nga mbledhja dhe interpretimi i informacioneve gjatë ndërtimit të platformës;
- Gatishmëri në përmbushjen e detyrimeve lidhur me shërbimin e kërkuar dhe kapacitete për sigurimin e cilësisë së lartë të produktit;
- Përkushtim për sigurimin dhe dorëzimin e produktit sipas afatit kohor të përcaktuar dhe të dakordësuar në kontratën e bashkepunimit;
- Lëshim i faturës për shërbimin e ofruar shoqëruar me raportin e punës;
- Kryerja e trajnimit të stafit me cilësi dhe përgjëgjësi;
- Sigurimi i aksesit të plotë në aplikacion nga stafi i TEYC2022 gjatë periudhës së mirëmbajtjes dhe pasdorëzimit final.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën / Propozimin e tyre së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kopje të NIPT-it dhe ekstraktit historik të biznesit;
- Prezantim të shkurtër të profilit të kompanisë;
- Referenca nga punë të ngjashme (ekperiencë me organizata jo fitimprurëse përbën avantazh);
- Ofertën ekonomike të ndarë sipas zërave të kërkesës dhe në total;
- Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhënat e sakta të personit të kontaktit;
Prezantim të plotë të propozimit në formë të printuar për të gjithë elementët e përfshirë në kërkesë.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues, me mbishkrimin “Ofertë për mirëmbajtjen e faqes Web dhe ndërtimin e Aplikacionit për Kongresin Rinor Kombëtar (në kuadërtë Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022)”, brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të vecantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues.
Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formës Formulari i Ofertës– Aneks 1 bashkëngjitur kësaj Ftese për Ofertë. Mos vendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit financiar, do të sjellë skualifikim.
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rr. “AbdylFrashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 21 Janar 2022, ora 12:00.
- Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 19 Janar 2022, ora 14:00.
(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)
Mbani parasysh se kjo adresë elektronike mund të përdoret vetëm për pyetje sqaruese dhe jo për dorëzim ofertash. Çdo ofertë që do të dërgohet në këtë adresë elektronike do të skualifikohet.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj, Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)
HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:
Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:
Në datën: 21Janar 2022, ora 14:00.
Në adresën: Rr. “Abdyl Frashëri”, P. 11, Sh. 5, K. 3, Ap. 40, Tiranë, Shqipëri.
Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.
Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.
KRITERET E VLERËSIMIT:
Vlerësimi Teknik (maksimum prej 70 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 49 pikësh).
– Konceptimi vizual (deri në 20 pikë);
– Përmbushja e kërkesave dhe kushteve të vendosura (deri në 25 pikë);
– Zgjidhja e propozuar dhe lehtësia në përdorim, funksionaliteti (deri në 25 pikë).
(Propozimet të cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 49 pikë për kriteret teknike të vlerësimit nuk do të konsiderohen për vlerësim të mëtejshëm)
– Çmimi i ofruar (deri në 30 pikë).