Kerkese per oferte “Marrje me qera Sistem Video/Ledwall”Kerkese per oferte “Marrje me qera Sistem Video/Ledwall”Kerkese per oferte “Marrje me qera Sistem Video/Ledwall”Kerkese per oferte “Marrje me qera Sistem Video/Ledwall”
  • Kush Jemi Ne
    • Rreth EYC
    • Tirana EYC 2022
    • Rreth Nesh
      • Skuadra
      • Struktura Organizative
    • Bordi Drejtues
    • Bordi Honorifik 
    • Bordi Këshillimor
  • Programet
    • Programet EYC2022
  • Partnerët
    • Partnerët Lokalë
    • Partnerët Ndërkombëtarë
  • Kalendari
    • Kalendari
    • Rezervo hapësirën tënde
  • Informacion
    • Lajme
    • Njoftime për shtyp
    • Prokurime
    • Multimedia
  • Dokumente
    • Hulumtime
    • Dokumentet EYC2022
  • Harta
  • Bëhu Pjesë
    • Stories That Matter
    • Bashkohu me rrjetin e Aktivistëve
    • Ekspozita Virtuale Fotografike “Solidaritet ndër breza”
  • Kontaktet
  • English
✕

FTESË PËR OFERTË

 

Lënda: Kërkesë për marrje me qera “Sistem Video/Ledwall” për eventin “Ceremonia e Ndarjes së Çmimit European Youth Capital 2025”, i cili do të mbahet në “Teatrin Kombëtar të Opras, Baletit dhe Ansamblit Kombëtar” më datë 23.11.2022.

Drejtuar: Subjekteve të cilët, kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, objektin e prokurimit.

Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Evropë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.

Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.

Autoriteti Kontraktor. Kongresi Rinor Kombëtar, në bazë të marrëveshjes midis European Youth Forum dhe Bashkisë Tiranë, për zbatimin e “Tirana Kryeqyteti European i Rinisë 2022”, BT dhe KRK kanë detyrimin të organizojnë Ceremoninëe Ndarjes së Çmimit “European Youth Capital 2025”.

Bazuar në Manualin për Menaxhimin e Titullit Tirana EYC 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në partneritet me Bashkinë Tiranë, pika 2.2 “Plani i aktiviteteve dhe kohëzgjatja”: Ceremonia e Ndarjes së Cmimit EYC 2025 do të organizohet në Tiranë në datën 23 Nëntor 2022, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në kuadër të organizimit të eventit kërkojmë të prokurojmë “Marrje me qera sistem Video/Ledwall” me të dhënat dhe specifikimet e përcaktuara bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë. 

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:

Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:

  • Kopje të ekstraktit të subjektit;
  • Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake;
  • Oferta ekonomike e ndarë sipas zërave të ftesës për ofertë dhe në total;
  • Të dhënat e sakta të personit të kontaktit.

Mospaqaqitja e dokumentave të kërkuar përbën kusht për skualifikim.

Ofertuesi merr përsipër transportin, montimin, shërbimin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, çmontimin dhe largimin e pajisjeve.

Afati i realizimit të shërbimit është data 23.11.2022.

Vendi ku do të kryhet shërbimi është “Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”.

 

DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE OFERTËS:

Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:

  1. Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjekti

            aplikues, brenda të cilit ndodhen në zarf më vete dokumentat teknike dhe në zarf më vete oferta financiare.

Dorëzimi i dokumentacionit të kerkuar duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

       2. Elektronikisht në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al.

AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:

Afati i fundit për pyetje sqaruese është data 17.11.2022 ora 14:00

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 18.11.2022 ora 14:00

HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:

Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:.

Në datën: 18 Nëntor 2022, ora 14:00.

Në adresën: Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.

Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.

Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.

Në ofertën që ju do të paraqisni duhet të jenë përcaktuar saktë të dhënat e personit të kontaktit. 

 Ofertë fituese do të shpallet oferta me vlerën totale me të ulët për shërbimin e kërkuar.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,

Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të TEYC2022.

Shkarko Formularin e Ofertës

 

Share

Related posts

6 Janar, 2023

Kërkesë për Ofertë “Rritja e Vizibilitetit të veprimtarisë dhe…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje materiale promovuese (veshje) për…


Më Shumë
6 Janar, 2023

Kërkesë për ofertë “Blerje aksesorë të personalizuar


Më Shumë

Follow Us

Menu

Kush jemi ne
Programi Tirana EYC 2022
Kalendari i Aktiviteteve
Lajme
Multimedia

Kontakte

info@krk-teyc2022.al
Adresa:Tirana,Albania
Politikat e Privatësisë

Newsletter



    © TEYC2022
    • No translations available for this page