
Kërkesë për Ofertë “konsulencë, ekspertizë dhe shërbime ligjore për programin Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” për Kongresi Rinor Kombëtar.
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Europë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ka nisur procedurën e prokurimit “Rritja e impaktit të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 në politikat e Bashkimit Evropian”.
- Qëllimi dhe objektivat:
- Qëllimi kryesor i shërbimit të kërkuar është ofrimi i konsulencës, ekspertizës dhe shërbimeve ligjore për programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” për Kongresi Rinor Kombëtar.
- Metodologjia dhe Qasja Teknike: Eksperti do të punojë ngushtë me Departamentet e programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Një plan i detajuar i punës me kornizë kohore do të zhvillohet dhe do të miratohet me stafi drejtues TEYC 2022. Çdo detyrë do të kalojë përmes një procesi të përbërë nga raunde konsultimesh sipas nevojës deri në miratimin përfundimtar.
Më specifikisht, kërkohen shërbimet të renditura si më poshtë:
- Hartim dhe rishikim i kontratave, marrëveshjeve në kuadër të projektit si dhe negociimin e tyre;
- Asistencë në verifikimin e aspekteve ligjore për programet e zbatuar apo të parashikuara për zbatim në kuadër të projektit;
- Shqyrtim i kuadrit ligjor të projektit;
- Përditësimi me ndryshimet ligjore me ndikim në projekt;
- Propozim i ndryshimeve në kuadrin ligjor të projektit;
- Asistencë për organet vendimmarrëse të projektit, hartim i vendimeve, mbajtje e procesverbaleve të mbledhjeve etj.
- Rishikim ligjor i akteve të ndryshme dhe dhënie mendimi sipas kërkesave të sektorëve të ndryshëm të projektit;
- Këshillime të ndryshme ligjore;
- Përfshirje në procesin e marrjes së autorizimeve apo cdo leje ne kuader te projektit;
- Hartim i shkresave përcjellëse;
- Analiza ligjore kur kërkohen;
- Ndjekje e procedurave të punësimit sipas Kodit të Punës dhe akteve ligjore në fushën e punësimit;
- Përfshirje në procese të tjera sipas kërkesës dhe nevojave të projektit.
Opsionale:
- Hartimi i kuadrit ligjor dhe përditesim i kuadrit ekzistues të projektit në lidhje me të dhënat personale, të drejtat e autorit, pronësia intelektuale, antikorrupsioni, parandalimi i pastrimit të parave dhe terrorizmit,
Periudha ose kohëzgjatja e parashikuar e përfundimit: 10 muaj
KËRKESAT PËR KUALIFIKIM:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë Ofertën/ Propozimin e tyre, së bashku me dokumentacionin e mëposhtëm:
- Dokumentacion që vërteton eksperiencën, përvojë në projektet dhe iniciativash që përfshijne rininë, në nivelin kombëtar dhe rajonal.
- CV e stafit që do të përfshihen në dhënien e shërbimit të kërkuar (staf duhet të dëshmojë aftësi të shkëlqyera ligjore, ndërpersonale dhe të shkruar, aftësi analitike dhe konceptuale).
- Shembuj të punëve të kaluara të suksesshme (ose referenca nga marrësit e shërbimit), të përshtatshme me shërbimin e kërkuar (janë të nevojshme dhe duhet të përfshihen në propozim).
- Të dëshmojnë eksperiencë te konsoliduar pune dhe/apo partneritete me institucione të BE-së, vende anëtare, organizata rajonale.
MATERIALET PËR DORËZIM PËR PLOTËSIMIN E KËRKESAVE PËR KUALIFIKIM
Aplikantët duhet të paraqesin në zyrën e KRK për shqyrtim:
- Për propozimin teknik:
-
- Niptin e subjektit;
- Prezantim të profilit të Kompanisë
- Listën dhe profilet (CV-të e fokusuara) e stafit kyç që do të angazhohet në zbatimin e detyrave të përcaktuara në këtë thirrje;
- Referenca nga shërbime të ngjashme dhe dokumenta dëshmues për plotësimin e pikës 3 dhe 4 të kritereve të kualifikimit;
- Në ofertën e tij subjekti i interesuar duhet të japë të dhëna të sakta të personit të kontaktit.
- Propozimin financiar sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT:
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues, me mbishkrimin “Konsulencë, ekspertizë dhe shërbime ligjore për programin Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, brenda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të vecantë
Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2), të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga individët/ subjektet aplikues.
Propozimi financiar duhet të plotësohet sipas formës Formulari i Ofertës – Aneks 1, bashkëngjitur kësaj Ftesë për Ofertë.
Mosvendosja e ofertës financiare në një zarf të mbyllur dhe të veçuar nga zarfi i propozimit financiar, do të sjellë skualifikim.
Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqip.
Dorëzimi i dokumentacionit duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Bulevardi Zogu I, Rr. “Papa Kristo Negovani”, Pallati LI-EM, Tiranë, Shqipëri
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
- Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave do të jetë data: 20 Maj 2022, ora 10:00.
- Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 19 Maj 2022, ora 14:00.
(Lutemi të kontaktoni në adresën elektronike Prokurime@krk-teyc2022.al për pyetje lidhur me procesin.)
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar (në kuadër të TEYC2022)
Metoda e Vlerësimit:
Vlerësimi Teknik – max. 60 pikë (nënkriteret gjithsej = 100%)
Cilësia e propozimeve teknike do të vlerësohet në përputhje me kriteret e dhënies dhe peshën përkatëse siç detajohet më poshtë:
-
- Përvojë pune lidhur me shërbimin 40 %
- Konsulencë në projekteve të ngjashme (30%)
- Partneritete/pune ne rajon dhe BE (10%)
- Portofoli i kontraktorit 40 %
- Profili i kontraktorit në përputhje me kerkesat (20%)
- Aftesitë profesionale të stafit në përputhje me kërkesat (20%))
- Përvojë pune lidhur me shërbimin 40 %
Vlerësimi Financiar – max. 20 pikë