
FTESË PËR OFERTË
Lënda: Kërkesë për marrje me qera “Sistem Audio” për eventin “Ceremonia Përmbyllëse e titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, i cili do të mbahet në “Pallati i Kongreseve” më datë 08.12.2022.
Drejtuar: Subjekteve të cilët, kanë si objekt të veprimtarisë së tyre, objektin e prokurimit.
Forumi Rinor Evropian është platforma më e madhe e organizatave rinore në Evropë, e themeluar në vitin 1996, me përfaqësi prej 104 organizata rinore. Forumi Rinor Evropian punon për të fuqizuar të rinjtë për të marrë pjesë aktive në shoqëri për të përmirësuar jetën e tyre duke përfaqësuar dhe mbrojtur nevojat dhe interesat e tyre dhe ato të organizatave të tyre. Për të kapërcyer sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, Forumi Rinor Evropian ka tre qëllime kryesore të cilat janë: pjesëmarrje më e madhe e të rinjve, organizata të forta rinore dhe rritja e autonomisë dhe përfshirjes së rinisë.
Fitues i nismës Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 është shpallur Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë midis Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë.
Autoriteti Kontraktor. Kongresi Rinor Kombëtar, në bazë të marrëveshjes midis European Youth Forum dhe Bashkisë Tiranë, për zbatimin e “Tirana Kryeqyteti European i Rinisë 2022”, BT dhe KRK kanë detyrimin të organizojnë Ceremoninë Përmbyllëse e titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.
Bazuar në Manualin për Menaxhimin e Titullit Tirana EYC 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në marrëveshje me Bashkinë Tiranë, pika 2.2 “Plani i aktiviteteve dhe kohëzgjatja”: Ceremonia Përmbyllëse e titullit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 do të organizohet në Tiranë në datën 08 Dhjetor 2022, në “Pallati i Kongreseve”.
Në kuadër të organizimit të eventit kërkojmë të prokurojmë “Marrje me qera sistem Audio” me të dhënat dhe specifikimet e përcaktuara bashkëlidhur kësaj kërkese për ofertë.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR:
Të interesuarit duhet të dorëzojnë ofertën e tyre, së bashku me dokumentacionin si më poshtë:
- Kopje të ekstraktit të subjektit;
- Vërtetim që subjekti nuk ka detyrime Bashkiake;
- Oferta ekonomike e ndarë sipas zërave të ftesës për ofertë dhe në total;
- Të dhënat e sakta të personit të kontaktit.
Mospaqaqitja e dokumentave të kërkuar përbën kusht për skualifikim.
Ofertuesi merr përsipër transportin, montimin, shërbimin përgjatë gjithë kohëzgjatjes së eventit, çmontimin dhe largimin e pajisjeve.
Afati i realizimit të shërbimit është data 08.12.2022.
Vendi ku do të kryhet shërbimi është “Pallati i Kongreseve”.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT DHE OFERTËS:
Dokumentacioni mund të dorëzohet në dy forma:
- Dorëzimi fizik i dokumentave në një zarf të mbyllur, të firmosur dhe vulosur nga subjekti
aplikues, brenda të cilit ndodhen në zarf më vete dokumentat teknike dhe në zarf më vete oferta financiare.
Dorëzimi i dokumentacionit të kerkuar duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
- Elektronikisht në adresën elektronike prokurime@krk-teyc2022.al.
AFATI I DORËZIMIT TË OFERTAVE:
Afati i fundit për pyetje sqaruese është data 01.12.2022 ora 14:00
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 02.12.2022 ora 12:00
HAPJA ZYRTARE E OFERTAVE:
Të gjithë ofertuesit janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e hapjes zyrtare të ofertave:.
Në datën: 02 Dhjetor 2022, ora 12:00.
Në adresën: Rruga “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri.
Ofertuesit duhet të jenë të pajisur me autorizimin përkatës nga kompania/ individi pjesëmarrës në proces dhe një mjet identifikimi, për të qenë prezent në hapjen e ofertave, si përfaqësues zyrtar i kompanisë/ individit.
Në rast se asnjë kompani/ individ nuk paraqitet në procesin e hapjes zyrtare të ofertave, procesi do të vijojë normalisht.
Në ofertën që ju do të paraqisni duhet të jenë përcaktuar saktë të dhënat e personit të kontaktit.
Ofertë fituese do të shpallet oferta me vlerën totale me të ulët për shërbimin e kërkuar.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, mbetemi në pritje të Ofertës suaj,
Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të TEYC2022.