
Ftesë për ofertë për “Verifikues Shpenzimesh për veprimtarinë e KRK në kuadër të zbatimit të Programit TEYC2022”
Pozicioni: Verifikues Shpenzimesh për veprimtarinë e KRK në kuadër të zbatimit të Programit TEYC2022
Vendi i punës: Tiranë
Shtrirja kohore e shërbimit: Shtator 2022 – Korrik 2023
Afati i fundit i dorëzimit të aplikimit: 19.09.2022, Ora 12:00
Afati i fundit kohor për pyetje sqaruese do të jetë data: 18 Shtator 2022, ora 14:00
Adresa për dorëzimin e aplikimit: Kongresi Rinor Kombëtar me adresë: Rr. “Dervish Hatixhe”, Pallati “Mozart”, Hyrja 1, Kati 1, Tiranë, Shqipëri
Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress – NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve – një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. NYC-ja u krijua në mars 2013 në Tiranë ku numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Kongresi Rinor Kombëtar bashkon organizata të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal, nga zonat rurale dhe urbane, organizatat studentore, degët e organizatave ndërkombëtare, forumet politike rinore dhe lloje të tjera shoqatash. Kongresi përfaqëson interesat e të rinjve në Shqipëri, pavarësisht pozicionit të tyre socio-ekonomik, gjinisë, racës, prejardhjes etnike dhe formimit kulturor, bindjeve politike dhe fetare, orientimit seksual, identitetit gjinor ose çdo forme tjetër dallimi.
Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në të gjithë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.
Titulli “Tirana European Youth Capital 2022”, i cili do të zbatohet gjatë vitin 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital, nga Forumi Rinor Evropian. Programi në kuadër të këtij titulli synon të krijojë mundësi të reja, të sjellë ndryshime pozitive, të inkurajojë pjesëmarrjen aktive, të promovojë vullnetarizmin, të nxisë identitetin evropian, të mbrojë diversitetin dhe përfshirjen, të forcojë organizatat rinore, të rrisë investimet për të rinjtë, të përforcojë zërin në Evropë, të transformojë qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi, si dhe të lidhë të rinjtë.
Qëllimi i kësaj thirrje është verifikimi i shpenzimeve në zbatimin e Projektit të Titullit “Tirana Kryeqyteti Evropian i rinisë 2022” për interes të Donatorëve.
Metodologjia dhe Qasja Teknike: Verifikuesi i shpenzimeve do të jetë përgjegjës për kryerjen e proçedurave me objektiv verifikimin që shpenzimet e raportiara në Raportet Financiare kanë ndodhur (vërtetësia, dokumentimi), janë të sakta dhe të pranueshme. Pranueshmëria nënkupton që fondet e përdorura janë shpenzuar në përputhje me rregullat dhe rregulloret e zbatueshme për projektin.
AKTIVITETET DHE DETYRAT
Verifikuesi i shpënizmeve duhet ti kushtojë vëmendje të veçantë dispozitave kontraktuale, marrëveshjeve dhe memorandumeve për aspektet si më poshtë:
- Dokumentimin, depozitim dhe mbajtjen e shënimeve për të ardhurat dhe shpenzimet;
- Pranueshmërinë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
- Rregullat e prokurimit;
- Menaxhimi I aseteve;
- Menaxhimi I arkës dhe bankës;
- Listëpagesa dhe menaxhimi I kohës;
- Kontabiliteti dhe raportimin financiar të shpenzimeve dhe të ardhurave;
- Te tjera sipas kërkesës së donatorëve.
Gjithashtu, verifikuesi i shpenzimeve ka për detyrë:
- Subjekti ka për detyrë që të jetë objektiv dhe i pa anshëm në punen e tij;
- Subjekti ka për detyrë të nxjerrë Raportet e Verifikimit të Shpenzimeve sipas formatit të kerkuar nga KRK-TEYC2022 të miratuar nga Bordi Drejtues i KRK-TEYC2022.
- Të mos japë me nënkontraktim shërbimin objekt të kësaj ftese për ofertë.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të jetë subjekt i çertifikuar “Auditues Ligjor”;
- Të jetë me statusin “profesionist aktiv” prej të paktën 3 vitesh;
- Të ketë 4 ose më shumë të punësuar në muajin e fundit (Gusht 2022);
- Të figurojë në regjistrat publikë të “Audituesve Ligjorë”, sipas përcaktimeve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, si profesionist i regjistruar aktiv.
- Eksperienca me donatorë grantesh, vendas apo të huaj përbën avantash.
- Eksperienca me grantmarrës nga donatorë vendas apo të huaj përbën avantazh.
Dokumentacioni:
1. Letër shprehje interesi;
2. Jetëshkrim (CV) të stafit që do angazhohet në kontraktim;
3. Diplomë e lëshuara brenda vendit apo jashtë Republikës së Shqipërisë (fotokopje e noterizuar) e stafit që do angazhohet;
4. Dëshmi penaliteti ose dokument vetëdeklarimi për statusin e dëshmisë së penalitetit e
stafit që do angazhohet;
5. Dokument identifikimi;
6. Çertifikatë Regjistrimi
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT
Dokumentacioni duhet të paraqitet në një zarf të mbyllur, të firmosur nga subjekti, me mbishkrimin “Verifikues Shpenzimesh për KRK”, brënda të cilit të jenë vendosur në dy zarfa të
veçantë Propozimi Teknik (zarfi 1) dhe Propozimi Financiar (zarfi 2).
Metoda e Vlerësimit:
Vlerësimi do të konsistojë në “Vlerësimin me bazë dokumentash” dhe “Vlerësimi i ofertës ekonomike”
Vlerësimi me bazë dokumentash do të ketë një maksimum prej 70 pikësh, me kufi minimal pranueshmërie prej 55 pikësh
– Jetëshkrimi (CV) (deri në 25 pikë);
– Eksperienca e mëparshme (deri në 25 pikë);
– Shprehje interesi (deri në 20 pikë).
(Propozimet të cilat nuk arrijnë të marrin të paktën 55 pikë për kriteret teknike të vlerësimit nuk do të konsiderohen për vlerësim të mëtejshëm)
Vlerësimi i ofertës ekonomike deri në 30 pikë.
Shkarko Aneksi 1